KSAMIL - 40 familje të lagjes “Rozafa” të qytetit bregdetar mjaft të frekuentuar gjatë stinës së verës, Ksamilit vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Sipas tyre, furnizimi me ujë bëhet për vetëm 30 minuta në ditë, totalisht i pamjafueshëm për ta, sidomos gjatë këtyre ditëve të nxehta. Banorët shprehen se ky problem është prezent prej 3 vitesh dhe pavarësisht ankesave të tyre të herë pas hershme ende nuk është marrë asnjë masë.
Si shprehen banorët
"Linja ka qenë shumë e mirë. Se çfarë kanë bërë se di dhe tani blej bote me ujë. Marrin në telefon dhe na thonë do ta rregullojmë problemin e ujit, por asgjë nuk është bërë. Se si do bëhet nuk e di. Duhet të gjendet zgjidhja".
"Kemi problem me ujin. Është problem jetik. U bë disa vite me këtë problem. Ata kanë mundësi që ta rregullojnë këtë problem dhe të na japin një orë ujë të paktën".
"Furnizimi me ujë është shumë i dobët. Është gjynah për këtë zonë kaq të bukur turistike të vuajë nga kjo pjesë. Shpresoj të ketë përmirësime në të ardhmen".
"Po të hap unë sahatin tani nuk vjen asnjë pikë ujë. Po të shkojmë në lagjen tjetër banorët mbushin pishinat me ujë, ndërsa ne rrimë pa ujë".
Banorët u bëjnë apel institucioneve përgjegjëse që të zgjidhin këtë situatë jetike për ta.
Edhe investime te ket prap shqiptart do bojn kerdin duke dhunu pronen e perbashket. Ksamili osht pron e perbashket. Pronari i vertet i tokes osht REPUBLIKA dhe jo fshataret apo katnarët qe per 30 vjet kan bo masakra mjedisore t papame!
PërgjigjuNUK rregullohen uji,,dritat,,rruget me llafe ministry,,por me investime,,,investime nuk ka sepse paret I vjedh,,saliu,iliri,nano,,edi rama,,prandaj jemi ne kete gjendje ,,,nuk kemi pasur kryeminster e qeveri qe mendon per popullin,,,ata kane menduar gjithnje per te mbush xhepin e vet,,,o mete per vete,,..//
Përgjigju100 vjete shtet dhe ala bahete fjal per uje.magjinoje se kujena na.
Përgjigju