Mit'hat Frashëri publicist, shkrimtar, përkthyes, albanolog, diplomat, veprimtar i çështjes kombëtare, politikan, nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, do të prehet në Atdhe pranë Vëllezërve Frashëri në Parkun e Madh.
Bashkia e Tiranës ka nisur punë për ndërtimin e memorialit dhe rigjenerimin e zonës përreth me bimësi e gjelbërim dekorativ.

Ceremonia shtetërore e kthimit në atdhe të eshtrave do të organizohet gjatë javës përkujtimore të 110-vjetorit të Kongresit të Manastirit, e cila përkon me një nga kremtimet madhore të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.
Mit'hat Frashëri lindi në Janinë në vitin 1880. Aktualisht eshtrat e tij prehen në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës aty ku ai ndërroi jetë në vitin 1949.
/b.ha./Shqiptarja.comKomente


Mithat Frasheri ishte puro Balliste,Atdhetare dhe Patriot Kombtare. Personalishte e adhuroj qendrimin e tij per shtetin Shqiptare. Vellezerit Frasheri jane krenaria jone Kombtare,aty nuk ka dyshime fare, e meritojne te jene ne piedestalin me te larte te Shqiptarise. Me te mira
PërgjigjuSikur te ishte gjalle Mit'hat Frasheri do ti peshtynte ne surrat keta politikanet e sotem qe po i qarraviten Europes duke falur edhe pjese te territoreve te Atdheut si e si te pranohen ne BE.
Përgjigju