“O unë, ose ajo/ai!” Tepër vonë nëse nuk ndryshojmë sot!

“O unë, ose ajo/ai!” Tepër vonë nëse nuk ndryshojmë sot!

Nuk kemi lindur në Japoni dhe as në zemër të Europës, në Zvicër apo në Kanada a në Shtetet e Bashkuara. Jemi shqiptarë gjak e kokë nxehtë që lindëm këtu në Ballkan, në një tokë të bukur e të begatë; tepër krenarë për të dalluar problemet që ende nuk i kemi përmirësuar. Mes nesh mund të flasim hapur dhe qartë, pa qejfmbetje dhe pa dorashka. Duhet të jemi të sinqertë e të tregojmë gjërat që nuk shkojnë, pa u grindur, çjerrë e ofenduar. Nuk duhet të kalojnë akoma shumë vite pa kuptuar se po gabojmë e po humbim shanset për t’u qytetëruar.

Heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu u përpoq të na bashkonte e të na linte mesazhin se mund të ecim përpara vetëm të bashkuar; Rilindësit tanë na përcollën bukurinë e fjalës, bukurinë e punës, të dashurisë dhe natyrës për të na ndryshuar; Progresistët e të ndriçuarit e viteve ‘30 e më pas, u mërzitën me ne, (besoj të gjithë i njohim shprehjet e dëshpëruara të Faik Konicës, Gjergj Fishtës, të Mit’hat Frashërit). Në ato kohë nuk ishte faji as i Enverit, as i Edi Ramës dhe as i Berishës. Cfarë e shtrëngoi aq shumë Konicën të shkruante e shkruante perla të përkufizimeve të problemeve të shqiptarëve, që qëndrojnë kaq reale sot e kësaj dite? Cfarë mund të bëjmë të gjithë bashkë që edhe fëmijët të cilët nuk njohën dhe nuk kanë justifikimin e diktaturës, të mos bëhen viktima të një lloj “shqiptarie” që nuk na shkon më për shtat?

Shumë bashkëatdhetarë përshtaten kaq mirë në Itali, Francë, Gjermani, Austri, e kudo kanë emigruar. Nëpër rrjete sociale i lexon të shprehen se si iu përgjigjën një gjermani gjermançe, një austriaku austriakçe, një italiani italiançe e kështu me radhë, pra dalin nga situata të sikletshme me mirësjellje dhe norma të ndryshme nga ato shqiptaret. Kudo, veç në Shqipëri jo! Veç me shqiptarët jo! Të cilëve edhe pse jetojnë në Kanada, Francë, Angli, Itali apo Austri do iu përgjigjen vënçe, plot mllef, urrejtje e kërcënime: shqiptarçe! Pse duhet të jemi gjithnjë të vrazhdë e kërcënues me njëri-tjetrin, asgjësues, ofendues e lëndues deri në të paimagjinueshmen njerëzore pa llogaritur se çdo gjë lë gjurmë dhe është një zinxhir që herët a vonë do të na prekë të gjithëve. “O unë ose ai! O unë ose ajo!” Sa herë e kemi dëgjuar në mjediset ku punojmë dhe jetojmë. Fatkeqësisht edhe mes të rinjve, që në të parën situatë konfliktuale në punë a familje përjashtojnë në vend që të dialogojnë, shkatërrojnë në vend që të ndërtojnë, zhdukin në vend që të krijojnë.

A janë këto mendime negative dhe të vrazhda që krijojnë një atmosferë mungese mirëqënie dhe bashkëjetese, përqëndrimi dhe fokusimi në çështje të mira? Shqiptarët janë larguar, largohen e do të largohen nga Shqipëria apo nga njëri-tjetri? E meqë gjërat nuk po ndryshohen me vullnet nga lart, nëse sot, që sot, secili prej nesh, në botën e brendshme, magjike, aty ku merr gjithë vendimet e veprimet me mendje dhe zemër nuk vendos të ndryshojë, nesër do të jetë tepër vonë.

Nuk kemi sot një shqiptar në lartësinë e Konicës, Fishtës, Migjenit, Nolit që të na kujtojë, të na bërtasë e ulërasë që të ndryshojmë. Nuk është prurje e mirë në këtë kohë për elitat shqiptare. Kë të dëgjojmë, kë të shohim e kush do të na frymëzojë? Atëherë ndoshta është ky momenti që të bëjmë më të mirën. Vetë. Secili prej nesh të vendosë të bëjë të tijat mendimet e veprimet pozitive. A e keni ndjerë se ç’atmosferë është në vendet e mira? Në Shna Ndue, në Baba Tomorr, në Sari Salltik e kudo? Aty janë me mijëra shqiptarë të mbledhur bashkë, por ndjehet një atmosferë e lehtë, e paqtë e shëndetshme. Shqiptarët shërohen në këto vende se të gjithë bashkë shkojnë me mendime dhe dëshira pozitive. Të gjithë shkojnë në vendet e mira duke lënë në qytet mendimet se kë do të shajnë, denigrojnë, zhdukin, rrahin, vrasin….

Do të shpëtojmë nëse në përditshmërinë tonë në shtëpi, shkollë, punë, spital, rrugë, bar, dyqan, teatër e kinema, lëvizim me të njëjtat qëllime e mendime të mira. Unë them sot, se nesër, kam frikë, do të jetë vonë.

xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vicidoli: 02/10/2020 15:00

    A ky vend nuk bahet e ban vec Flamur Noki

    Përgjigju
  • tasha: 02/10/2020 14:03

    Une e kam nisur udhetimin tim dhe hapi i pare te nderpres kontaktet me social mediat. Jane te paberballueshme dhe te palogjikshme. Fik televizorin ne mbremje sepse debatet politike shqiptare me ngjallin stres dhe panik. Bej shetitje ne natyre dhe perpiqem te qendroj me njerez pozitive ose te ndryshoj teme ku jam perballe provokimeve.

    Përgjigju
  • Valentin: 02/10/2020 13:44

    Ndryshoni pra. Mos prisni nga te tjeret. Fillojeni nga vetja, nga kjo media. Lereni te lire dhe jo duke i bere iso nje pale politike, pse u jep avantazhe financiare, dhe ku dra tjetres. Jini serioz, dhe te ndershem, profesional dhe te moralshem. Ne perendim askush, vecanerisht intelektuale, nuk diskuton apo shkruan artikuj ne fryme personale.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!