Punë titanike e veprime radikale duhet ndërmarrë Qeveria nëse mendon të kthejë besimin e humbur të qytetarëve të këtij vendi.
Përndryshe, veprimet e vakëta ose masat sa për sy e faqe, çfarë kemi parë të merren për vite të tëra, vetëm sa do ta thellojnë krizën jo vetëm të besimit, por edhe ekonomike, sociale, etj.
Mirëpo, çështja që shtrohet këtu është se a mund të shpresohet në ndryshime të mentalitetit qeverisës kur dihet se pushteti përbëhet nga e njëjta kastë politike, e cila e degradoi si mos më keq këtë vend, të cilin e ka dalluar në mesin e kombeve optimizmi.
Ndërkohë, që po afrohet 100-ditëshi i Qeverisë së drejtuar nga Isa Mustafa ajo që kemi parë deri më tash në kuptimin e veprimeve për kthimin e besimit të qytetarëve në institucione është një xixë e vogël në terrin e madh.
Shkarkimi i një ministri, i cili nuk i peshoi mirë fjalët, është një dëshmi që tregon se nëse kanë vullnet pushtetarët për të ndalur të keqen ose për ta larguar nga institucionet, mund të marrin vendime që janë në përputhje me kërkesat dhe zërin e zgjedhësve.
Por, a mjafton vetëm shkarkimi i një ministri për të kthyer besimin në institucione? Ose, pse Jabllanoviq bën të shkarkohet, e jo edhe një ministër tjetër që po ashtu ofendon qytetarët me deklarata të pamatura e që s’janë kompetencë e tij?
Nëse kryeministri Isa Mustafa këtu bën lëshime ose dallime në vendime, atëherë pakkush do të besojë në seriozitetin e qeverisjes së tij të drejtë e të vendosur.
Kjo është një prej pikave, nga të parat, ku kryeministri nuk do të duhej të lejonte lojë me dy kute. Pra, vendimet e tij duhen të jenë të njëjta si për njërin ashtu edhe për tjetrin anëtar të kabinetit të tij. Ndryshe, është e kuptueshme, imazhi dhe serioziteti do të vazhdojnë të jenë të mbërthyera në kolovajzë.
Në betejën titanike për të kthyer besimin e humbur të qytetarëve, Isa Mustafa dhe Qeveria e tij duhet të tregojnë dorë të hekurt ndaj disa skandaleve, të cilat ditëve të fundit tronditën edhe më shumë opinionin e nokautuar vendor.
Nëse nuk hedh gjithë dritën e nevojshme rreth aferës me grurin e blerë për ushqim kafshësh e që, siç po thuhet, na është servirur për miell buke, ekzekutivi do të mbahet bashkëpërgjegjës edhe për heshtjen që mund ta demonstrojë si qëndrim, por edhe për mosndëshkimin e bajlozëve, që veten e shohin dhe e konsiderojnë zotërues, prandaj edhe sundues të Republikës.
Përveç çështjes së “krundeve”, që s’duhet lënë të ftohet, në të njëjtën mënyrë, pra me vendosmëri e shpejt, Qeveria duhet t’i qaset edhe megaskandalit, i cili u publikua nga gazeta “Zëri” këto ditë. Diplomat false të Fakultetit të Biznesit ose të Universitetit “Haxhi Zeka” të Pejës, është një punë që s’mund t’u besohet turli prokurori apo hetuesi, sidomos pas fjalëve se ka edhe të afërm të këtyre të fundit që janë pajisur me të tilla diploma edhe pa shkelur kurrë në objektin e Fakultetit.
Ky rast duhet të trajtohet nga ndonjë ekip special, i përbërë nga njerëz të besueshëm dhe profesionistë, ndonëse të tillë është shumë e vështirë të gjenden në këtë shoqërinë tonë të korruptuar fund e krye.
Bashkë me listat me emrat e veteranëve të UÇK-së, skandalet e sipërpërmendura – ofendimi i qytetarëve nga njerëzit e institucioneve, shitja për miell buke e grurit të paraparë për ushqim kafshësh, si dhe diplomat false, duhet të trajtohen me urgjencë dhe me seriozitetin më të madh, meqë janë gjëra që prekin në palcë, në gjen qytetarët e këtij vendi.
Përndryshe, nëse vazhdohet me neglizhimin e tyre ose me lejimin që skandali ta mbulojë skandalin, sikur ka ndodhur në vazhdimësi deri më tash, rregullimi ose ndërrimi i xhamave të thyer në objektin e Qeverisë rrezikon të dalë një veprim i ngutur.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com