'Ku do të rrish në hotel, ku do...'! Rama e pyet ku do të qëndrojë, e moshuara nuk heq dorë nga fshati: Në çadër dua të rri (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ishte në Laç ku u takua ma banorët të cilët kanë pësuar dëmtime nga tërmeti i 26 Nëntorit. Në ikje Rama u ndal të dëgjonte thirrjet e një zonje të moshuar të veshur me veshje tradicionale. Kreu i qeverisë kërkoi që ajo të shprehë dëshirën se ku do të qëndrojë, dhe hasi në kërkesën e saj për të mos e lënë fshatin, duke u mjaftuar me një çadër pranë shtëpisë së saj.

Pjesë nga biseda e tyre

Rama: Më le të flas unë, tani nuk do në hotel

Banorja: Në fshat dua.

Rama: Ku pra, ku do të shkosh, ka në fshatë ndonjë shtëpi me që mund të marrim me qira?

Banorja: Në çadër dua të rri.

Rama: Çadrën që sot.


Lajmi kryesor:

MOBILIZIM/ Prefekti i Lezhës kthen për shqyrtim bonusin e qirave! Rama: Brenda 6-mujorit të parë të 2020 shumica e banorëve në shtëpi të reja


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën