Kryeministri Edi Rama vizitoi sot banorët e Mamurrasit, banesat e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti i 26 Nëntorit. Rama tha se brenda vitit që vjen shumica e banorëve të prekur nga tërmeti do të kenë shtëpitë e tyre të reja.
Kryeministri Edi Rama pasditen e sotme ishte në familjen Preçi, e cila nga tërmeti tragjik humbi djalin Kristjan Preçi 26 vjeç, i sapodalë nga burgu.
Pas tmerrit në Thumanë tashmë familja ka filluar një jetë të re pas zhvendosjes në Kamëz në një apartament. "Shtëpia është në rregull, por ne nuk jemi në rregull, numri është shkurtuar. Tani nuk e dimë ku ishim dhe ku jemi. Punët e Zotit.." tha kryefamiljari.
Por kreu i qeverisë ngushëlloi familjen duke thënë se të gjithë një ditën do të ikim nga kjo botë.
"Ky është një boshllëk që nuk mbushet as me shtëpi dhe as me pasuri, jeta vazhdon...për njeriun janë të gjitha këto, të gjithë atje do të shkojmë, nuk ka rrallë, nuk ka kuptim në mënyrën si ikën njëri apo tjetri.
Zonjës jemi gati ti ofrojmë një punë. E kisha merak këtë pjesën e parë të sistemit të shtëpisë, pasi është një tmerr. Të gjitha familjet e viktimave brenda kësaj jave" tha ai.
Familja Gjergo është nga familjet që prej disa vitesh jetonin në ambientet e konviktit 15 në Qytetin Studenti. Por, amortizimi dhe tërmeti i 26 nëntorit bëri që kjo godinë të shpallej e pabanueshme nga Instituti i Ndërtimit, ndërsa Bashkia e Tiranës vendosi t’i trajtojë si të gjithë familjet e tjera të prekura nga tërmeti, me bonus qiraje me vlerën e tregut. Sot 4 pjesëtarët e kësaj familje, falë mbështetjes me bonus qiraje, janë akomoduar në një apartament të ri me kushte komode pranë shkollës “1 maji”, në zonën e “Ali Demit” në Njësinë 2.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi shtëpinë e familjes së Pëllumb Gjergos, ku theksoi se kushtet e jetesës janë shumë herë më të mira në krahasim me ato që ofronte një godinë që ishte ndërtuar për studentët dhe jo për ambient familjar. “Sot jemi më mirë se ç’ishim në konvikt. Vetëm ideja që ke një shtëpi që është e jotja, me qira të paguar, që nuk ke tualet të përbashkët, që nuk ke hy e dil me lloj-lloj njerëzish, por je pjesë e një komuniteti dinjitoz, unë them se tani jemi më mirë”, tha kryetari Veliaj.
Më tej, ai shtoi se të gjitha familjet që janë zhvendosur nga godina 15, por edhe dy godinat e tjera që gjithashtu janë konsideruar të pabanueshme, do të strehohen në shtëpi me qira. “Edhe për pjesën tjetër do vazhdojmë me të njëjtin trajtim, pra nëse do u japim të gjithëve apartamente, do vazhdojmë të njëjtin trajtim edhe për ju që erdhët nga konviktet, sepse duhet zgjidhur njëherë e mirë. Çështja është që ne i besojmë më shumë këtyre legjendave urbane se sa i besojmë shtetit. Pra, dëgjoj histori që njerëzit i sajojnë më shumë për të mbajtur veten me gajret sesa të bazuar në një fakte, kurse ajo që është fakt dhe u bë realitet është: u aprovuan qiratë, ja ku jemi me qiratë! Nesër do aprovojmë apartamentet, do jemi në një apartament që o do blihet o do rindërtohet”, shtoi Veliaj.
Ndërkaq, Pëllumb Gjergo falenderoi Bashkinë e Tiranës për menaxhimin e situatës dhe përkrahjen e dhënë, ndërsa theksoi se jetesa në konvikt ishte bërë e vështirë për shkak të kushteve të këqija. “Aty ka qenë një ligjshmëri në gjithë këtë paligjshmërinë e madhe; paguanim atë qiranë shtetit, por ishim të paligjshëm, sepse ishim pjesë e një ndërtese që nuk ishte funksionale, kishte humbur destinacionin e vet që nga ’90. Secili në atë memorien e tij e kishte fiksuar që kjo është e imja dhe që dikur do privatizohet. Faleminderit ju, sepse kjo traumë që kemi pësuar ne, pa një menaxhim të shpejtë, që ne e kemi prekur, unë të paktën e kam prekur, që jam shumë me pretendime, por e shoh që menaxhimi ka qenë në mos perfekt, ai i duhuri”, u shpreh Gjergo.
Veliaj informoi familjen Gjergo se tashmë për të gjitha familjet që do të zhvendosen nga godinat e Qytet Studentit apo ato që i janë dëmtuar shtëpitë në zonën e Kinsostudios do të ndërtohet një lagje krejtësisht e re në zonën e Shkozës. “Ne kemi konceptuar sesi këtu te “Autotraktorët” të bëjmë një lagje të re. E gjithë zona e atyre që dalin pa banesa në Kinostudio, në Qytetin Studenti, është edhe pika më e afërt. Ai është një vend ideal që kryeministri e ka me shumë merak që të gjejmë edhe një arkitekt ndërkombëtar dhe që njerëzit të mos thonë po shkojmë në një geto, por një gjë që është bërë me shije, me planimetri, me infrastrukturë. Atje kalon Unaza e madhe, pra aty është edhe rrethrrotullimi i Unazës. Nuk është e largët dita kur njerëzit do luten të shkojnë te këto lagjet e reja. Për të gjitha këto arsye, them që bëmë një vendim të mirë, dua të të falenderoj shumë për bashkëpunimin”, u shpreh Veliaj.
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti sot Ambasadorin e Shtetit te Izraelit, Noah Gal Gendler, me rastin e fillimit të detyrës së tij në Shqipëri.
Kryetari Ruçi, pasi uroi Ambasadorin Gendler për misionin e tij në Shqipëri, vuri në dukje se marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Izraelit janë të shkëlqyera. Ato bazohen në një histori të gjatë miqësie, sakrificash dhe respekti reciprok midis të dy popujve tanë. Vizita dhe kontaktet e shpeshta midis personaliteteve të larta shtetërore po kontribojnë në fuqizimin e bashkëpunimit dypalësh. Kryetari i Kuvendit vuri në dukje perspektivën e gjerë të bashkëpunimit midis të dy vendeve, në mjaft fusha si në bujqësi, hoteleri, turizëm etj. Kryetari Ruçi e falenderoi Ambasadorin Gendler për kontributin shumë të çmuar të ekspertëve izraelitë në verifikimin e dëmeve të tërmetit të 26 nëntorit dhe kërkoi që ndihma e Shtetit të Izraelit do të vazhdojë edhe për periudhën e rindërimit, me burime financiare dhe burime të tjera.
Ambasadori Noah Gal Gendler shprehu mirënjohjen për konsideratat e larta të popullit të autoriteteve të Shqipërisë për Shtetin dhe qytetarët e Izraelit dhe nënvizoi se sakrificat e shqiptarëve për hebrenjtë nuk do të harrohen kurrë. Ambasada në Tiuranë do të rrisë përpjekjet për shtimin e investimeve izraelite në Shqipëri, në fushat me interes të përbashkët. Gjithashtu, Ambasadori Gendler bëri me dije se Qeveria e Shtetit të Izraelit do të vazhdojë të kontribojë edhe në fazën e rindërtimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti.
Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me banorët e Kurbinit shkëmbeu edhe disa batuta. Ai iu drejtua një prej banorëve (pronar i një lokali të dëmtuar nga tërmeti), me fjalën oligark, ndërsa hasi në përgjigjen e këtij të fundit, i cili tha se nuk është olgark por shqiptar, çka shkaktoi edhe të qeshura.
Rama: Oligark ulu aty
Banori: Nuk jam oligark, jam shqiptar
Rama: Ulu se nuk është fjalë e pisët, më the se gjithë fisi ka dyqane, prandaj të thashë oligark. Do prishen të gjitha, do bëhen nga fillimi. Do prishen të gjitha, do bëhen lule.
Në takimin që kryeministri Rama zhvilloi me banorët e prekur nga tërmeti në Laç, një banor i komunitet rom në këtë qytet, iu drejtua kreut të qeverisë se “këtu janë të gjithë të bardhë, vetëm unë jam i zi”, duke kërkuar që të flasë për hallin e tij.
Banori: Të gjithë këtu janë të bardhë, vetëm unë jam i zi. Të flas dhe unë të paktën.
Rama: Ti je si shpirt, hajde ulu këtu pranë meje
Banori: Jam 55 vjeç.
Rama: Ca datëlindje je? 1964?
Banori: Po, ’64!
Rama: Qenkemi moshatarë bashkë. Shifeni njëherë, alamet kingu është
Banori: Ne kemi ndenjur me qira. Të behet një pallat dhe të lihet për 25 vjet me qira
Rama: Do ta rregullojmë dhe do ta japim me qira.
Banori: Veje dorën në zemër edhe për romët
Rama: Sa i dua unë romët, nuk i do njeri.
Banori: Doja një hotel për plakën time e kam 82 vjeçe.
Ndërsa në fund të takimit, kryeministri Rama i jep edhe çelësin e dhomës për nënën e tij.
Kryeministri Edi Rama ishte në Laç ku u takua ma banorët të cilët kanë pësuar dëmtime nga tërmeti i 26 Nëntorit. Në ikje Rama u ndal të dëgjonte thirrjet e një zonje të moshuar të veshur me veshje tradicionale. Kreu i qeverisë kërkoi që ajo të shprehë dëshirën se ku do të qëndrojë, dhe hasi në kërkesën e saj për të mos e lënë fshatin, duke u mjaftuar me një çadër pranë shtëpisë së saj.
Pjesë nga biseda e tyre
Rama: Më le të flas unë, tani nuk do në hotel
Banorja: Në fshat dua.
Rama: Ku pra, ku do të shkosh, ka në fshatë ndonjë shtëpi me që mund të marrim me qira?
Banorja: Në çadër dua të rri.
Rama: Çadrën që sot.
Kryeministri Rama ishte ditën e sotme në Laç, ku dëgjoi shqetësimet e banorëve lidhur me banesat e prishura nga tërmetit i 26 nëntorit.
Një banore i është drejtuar Ramës se “po vuajmë për copën e bukës”, por kryeministri ka reaguar duke theksuar se nuk vuan njeri për bukën e gojës.
“Më vjen të plas, mos ma përmend copën e bukës, nuk po vuan ti për copën e bukës. Mos më trego mua sa punon! Mos ma përmendi më copën e bukës. Këtu nuk është çështje buke por standardesh. Siç ka ndodhur këtë herë nuk ka ndodhur asnjëherë“ i tha ai qytetares.
Kryeministri Edi Ramai ishte ditën e sotme në Laç, ku takoi banorët që banesat e tyre u janë prishur për shkak të tërmetit të 26 nëntorit.
Kreu i qeverisë i ka siguruar banorët se të gjitha banesat që janë shpallur të pabanueshme do të prishen, e do të ndërtohen nga fillimi të reja.
“Unë banoj të konvikti, është paletra”-tha një nga banoret.
Ndërsa një banore nga Miloti i është ankuar kryeministrit Rama se ka ardhur një “arushë”, duke nënkuptuar një person, që i merrte çdo ditë tulla nga shtëpia e saj, duke e dëmtuar akoma më shumë atë.
Një i moshuar i ka thënë kryeministrit Rama se i kanë larguar nusen nga puna, dhe ka fituar gjyqin e për këtë duhet ta rikthejë në punë.
“Unë nuk merrem me futje nusesh në punë.”-ka theksuar kryeministri Rama.
Një udhëzim i Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) nënvizon edhe planin e emergjencës ose të mënyrës së si duhet të sillen nxënësit në rast tërmeti. Në këtë kuadër, pranë çdo shkolle është i afishuar plani i detajuar (posteri) se si duhet të veprohet në rast tërmeti.
Synimi i këtij organizimi është marrja e masave të duhura për të mbrojtur fëmijët nga rreziqet apo lëndimet nga “mënyra e çorganizuar” e evakuimit. Me anë të këtij plani, çdo shkollë e ka të qartë se çfarë duhet të bëjë për të qenë sa më e distancuar nga veprimet e panikut, nga efektet e të cilit është vërtetuar se mund të shkaktojë dëme të mëdha.
Ky plan është në nivel shkolle: fillon me klasën; pastaj me katin, ku një koordinator i emergjencës ka përgjegjësinë e daljes në mënyrë të organizuar nga kati; si dhe në nivel shkolle i rakorduar nga drejtori përkatës.
Tabela e planit dhe masave të evakuimit është tashmë i afishuar në pjesët më të dukshme të çdo shkolle, në mënyrë që të gjithë ta shohin dhe memorizojnë atë. Ndërkohë, në ditët e para të mësimit janë realizuar edhe aktivitete demonstruese se si mund të veprohet në një rast emergjence. Të gjithë mësuesit e njohin planin specifik të emergjencës për shkollën e tyre.
Kryeministri Edi Rama vizitoi sot banorët e Mamurrasit, banesat e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti i 26 Nëntorit. Rama tha se brenda vitit që vjen shumica e banorëve të prekur nga tërmeti do të kenë shtëpitë e tyre të reja.
"Brenda mesit të vit të ardhshëm do kemi sistemuar me shtëpi të re pjesën më të madhe të njerëzve. Ata që kanë filluar t’i bien shtëpisë me varre shtëpive, duan të përfitojnë të reja. Ata s’do të marrin shtëpi asgjë. Të rrinë të luajnë si ky çuni në fushë", tha Rama.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka siguruar qytetarët në Laç se shërbimi provizor i urgjencës nuk do të ndërpritet në asnjë moment, ndërkohë që po merren masa për një zgjidhje më të qëndrueshme, deri në rindërtimin e spitalit bashkiak të Laçit, i cili u dëmtua rëndë nga tërmeti i datës 26 nëntor.
“Shumë faleminderit mjekëve dhe infermierëve për punën që po bëni edhe në këtë pikë provizore të urgjencës, që e kemi vendosur menjëherë në funksion të qytetarëve, ndërsa shërbimet e patologjisë, të obstetrikës të kirurgjisë, ofrohen në spitalin e Lezhës. Ndërkohë që gjithë organizimi me Urgjencën Kombëtare për sa i përket vajtjes në Lezhë do të jetë shumë efikas sepse do të shtohen dhe autoambulancat që të kemi një qarkullim më të shpejtë”, tha Manastirliu.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se kktualisht shërbimi i urgjencës në spitalin e Laçit po ofrohet në një çadër mjekësore të mirëpajisur me të gjitha mjetet e nevojshme të urgjencës si dhe një strukturë lëvizëse e urgjencës.
Duke siguruar se do të gjendet së shpejti një zgjidhje më e qëndrueshme për shërbimin e urgjencës, Manastirliu tha se spitali i Laçit do të rindërtohet.
“Sipas akt konstatimit të ekspertëve, ky spital është i dëmtuar në strukturë dhe plani afatmesëm është rindërtimi i spitalit të ri bashkiak të Laçit, si pjesë e planit të rindërtimit të strukturave të dëmtuara nga tërmeti”, tha Manastirliu.
Familja Toshi erdhi nga Kukësi për tu vendosur në Arbanë të Tiranë në kërkim të një jete të mirë. Por fatkeqësisht tërmeti i 21 shtatorit i prishi ëndrrën e tyre për të krijuar një jetë të re. Shtëpia ku ishin strehuar u shkatërrua dhe bë e pabanueshme.
Por falë angazhimit të Bashkisë Tiranë dhe bashkëpunimit të biznesit privat brenda dy muajsh ata panë që ëndrra e tyre jo vetëm që nuk ishte ndërprerë, por tashmë ishte bërë një realitet i jetushëm. Ata kanë tashmë një shtëpi të re, të rindërtuar nga e para dhe që ofron komoditet dhe siguri.
Shihni videon e transformimit nga një rrënojë e tërmetit në një shtëpi të bukur dhe të kompletuar me të gjitha pajisjet e orenditë.
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me përfaqësues nga unionet e besimtarëve myslimanë të Zvicrës, Austrisë, Gjermanisë dhe të Italisë, të cilët së bashku kanë ndërmarrë një iniciativë solidarizimi për të prekurit nga tërmeti i 26 Nëntorit. Rama falënderoi shqiptarët nga Kosova, nga Maqedonia e Veriut, nga Lugina e Preshevës, nga Mali i Zi dhe pastaj në gjithë Europën, SHBA dhe përtej këtyre destinacioneve për solidarizimin me Shqipërinë. “Dita sot nis me një surprizë. Me liderët e përfaqësuesit e katër unioneve shqiptare të besimit musliman në Zvicër, Gjermani, Austri dhe Itali, të cilat kanë mbledhur një fond të konsiderueshëm solidariteti në xhamitë respektive dhe kanë ardhur në Shqipëri për të nisur bashkëpunimin konkret, në funksion të Rindërtimit. Sot më njohëm me përpjekjen dhe dëshirën e tyre të madhe për të kontribuar duke bashkuar të gjitha fondet e mbledhura në funksion të rindërtimit. I falënderoj për gjithçka kanë bërë dhe për ndjeshmërinë e tyre. Po ashtu më vjen shumë mirë që ky është momenti ku kemi mundësi të bashkëpunojmë më fort se sa para tërmetit. Kemi diskutuar edhe për disa fjalë të shenjta, si p.sh. që Zoti e dërgon tërmetin që t’u japë një mundësi njerëzve të pastrohen dhe pendohen, edhe pse pendesa nuk është karakteristikë kryesore e jona në tërësi. Por pa diskutim ky është një moment për të bashkuar forcat. Kam shumë besim se myslimanë e të krishterë i lexojnë fjalët e shenjta si pasuri të njerëzimit”, tha Rama.
Përfaqësuesit e unioneve të myslimanëve në Zvicër, Austri, Gjermani dhe Itali shprehën solidaritetin me popullin shqiptarë për kapërcimin e pasojave të tërmetit.
Prefekti i Lezhës Gjokë Jaku ka kthyer për shqyrtim bonusin e qirave për të prekurit nga tërmeti, me argumentin se vlera e qirasë është shumë e ulët.
"Tarifat e vendosura nga Këshilli i Bashkisë së Lezhës për qiratë e shtëpive për familjet e shtëpive për familjet e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit, nuk janë në përputhje me vlerat e përcaktuara në shkresën e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, datën 6 Dhjetorit, "Dërgohen të dhëna mbi qiratë mesatare në tregun e banesave për qarkun Lezhë", thuhet në vendimin e firmosur nga prefekti i Lezhës.
Report Tv siguron listën, kush janë 1310 familjet që përfitojnë bonusin e qirave në Durrës pas dëmtimeve të banesae nga tërmeti i 26 Nëntorit.
Cfare parashikon bonusi i qirase dhe si te aplikoni
Vlera e pagesës së qirasë mujore do të jetë në varësi të madhësisë së familjes, tipit të banesës dhe nivelit të çmimit mesatar në treg.
Çdo familje që dëshiron të aplikojë prej këtej e në vijim për përfitimin e bonusit të qirasë, duhet të dorëzojë pranë bashkisë:
1) Vërtetimin nga njësia administrative/lagjja që banesa rezulton e pabanueshme;
2) Akt Konstatimin nga Instituti i Ndërtimit ku të përcaktohet si godinë e pabanueshme, ose për t’u prishur (dokument i disponueshëm pranë Bashkisë Durrës/njësisë administrative përkatëse);
3) Çertifikatën familjare, dhe
4) Të dhënat e llogarisë bankare.
Të gjithë qytetarët e interesuar janë të lutur të dorëzojnë dokumentacionin e sipërpërmendur dhe të plotësojnë formularin e aplikimit pranë Bashkisë.
Mos fol mbrapsh edi rama ,,mos u justifiko me shprehjen se te gjithe atje do shkojme,,,por merr masa te forta per te bere shtepi e pallate te forta qe ti rezistojne termeteve 9 ballesh,,,,mos u bej kriminel me dashje ndaj popullit,,nuk them se i vrave ti njerezit,,por mungesa e kontrollit nga shteti i vrau ata,,edhe ne situate te qete shteti kontrollon ndertesat,,dhe gjithckA qe lidhet me sigurine e jetes te popullit....
PërgjigjuVendi ka marre fund,kryeministri i ka bere leket rrush e kumbulla me ppp e koncesione ,,populli nuk e ka mendjen per asgje tjeter ,vec nje cader kerkojne,,turp i madh,,,per shtepi as qe behet fjale,,jep doreheqjen rama,,e ke cuar vendin shume keq....
Përgjigju