Ku ndodhet Arben Ahmetaj? Kjo është pyetja që ende nuk po merr përgjigje prej më shumë se 48 orësh, që kur u bë publike kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit për arrestimin e ish zv. Kryeministrit.
Duhet theksuar se SPAK njoftoi Kuvendin zyrtarisht në shkresën me firmë të titullarit Altin Dumani, më 7 korrik 2023, por lajmi u bë publik të hënën, më 10 korrik. Pikëpyetjet janë të mëdha, që lidhen edhe me informacione të pakonfirmuara të publikuara nga mediat, pasuar me heshtjen totale të institucioneve.
Në një shkrim botuar pasditen e kësaj të marte, Zëri i Amerikës shkruante se ka konfirmuar përmes burimeve zyrtare se Arben Ahmetaj është larguar nga kufiri tokësor i vendit, drejt Greqisë, të premten paradite, pikërisht pak orë përpara se sa Prokuroria t’i dërgonte parlamentit, shkresën për arrestimin. Pra, pretendimi i parë është se kur shkresa mbërriti në Kuvend, Ahmetaj ishte larguar nga Shqipëria.
Po sipas Zërit të Amerikës, pasi ishte larguar nga pika kufitare e Kakavijës, Ahmetaj kishte blerë online një bilete avioni për në Itali por nuk e ka përdorur atë. VOA por jo vetëm, edhe kryetari i grupit parlamentar demokrat Gazmend Bardhi kanë hedhur gjithashtu hipotezën se nga verifikimet e sinjalit të celularit të ish ministrit të Financave, momenti i fundit i vendndodhjes rezulton të ketë qenë Kanadaja.
Madje Bardhi për këtë ka pyetur edhe kreun e SPAK, por pa marrë përgjigje. Por a mund të verifikohet vendndodhja e celularit të një deputeti pa marrë më parë lejen e Kuvendit?
Edhe kjo mbetet një pyetje pa përgjigje.
Të tjera informacione të pakonfirmuara, thonë se Arben Ahmetaj mund të jetë larguar edhe pas të premtes. Burimi i pakonfirmuar thotë se ish ministri është larguar me avion nga Rinasi të hënën.
Edhe avokatët e tij Enrik Ligori dhe Ardian Vishaj kanë qenë të paqartë dhe shpesh kanë dhënë informacion herë pohuese e herë mohuese në lidhje me largimin apo jo të klientit të tyre nga Shqipëria. Gazetarëve u thanë se Ahmetaj ndodhet në Shqipëri, por të martën në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, para deputetëve thanë se ish-ministri ka ikur.
Kryetari i SPAK Altin Dumani i pyetur nga Report TV nuk jep përgjigje nëse institucioni që ai drejton ka verifikuar nëse Ahmetaj ka lënë apo jo Shqipërinë, dhe aq më pak që të di se ku ndodhet.
Report Tv ka kërkuar informacion zyrtar nga Policia e Shtetit për të marrë një përgjigje se çfarë rezulton nga sistemi TIMS, por përgjigjja është se nuk mund të verifikojnë vendndodhjen e Ahmetajt pa marrë më parë një kërkesë nga organi i akuzës. Pra, policia pret SPAK, i cili po pret nga ana e tij vendimin e Kuvendit për të ekzekutuar arrestimin e ish ministrit.
Një tjetër pretendim i dalë në media është edhe fakti që Arben Ahmetaj ka pasaportë rumune dhe Rumania mund të jetë destinacioni i tij. Edhe për këtë Report Tv është interesuar, por ende nuk ka konfirmim.
E gjithë kjo çështje ka ngritur shumë pikëpyetje, por e panjohur e madhe është fakti se kush ka interes që kjo vendndodhja e Arben Ahmetaj të jetë e mbushur me mister dhe kaq shumë mjegull.
Ish zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj akuzohet nga SPAK për korrupsion, mosdeklarim apo fshehje të pasurisë si dhe për pastrim parash. Ndërsa ka mohuar publikisht njohjet me dy sipërmarrësit kryesorë që përfituan kontratat koncensionare në Elbasan, Fier e Tiranë, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, hetimet sipas SPAK kanë vërtetuar lidhje të ngushta mes tyre, të shtrira ndër vite, të paktën që nga viti 2012. Një telefon me 138 telefonata dhe mbi 3 mijë mesazhe të fshira nga një telefon Blacbarry është dekoduar nga Prokuroria e Posaçme, ku ka vërtetuar sipas saj miqësinë dhe lidhjen mes Ahmetajt dhe Mërtirit. Ndërkohë që nga emaili i Klodjan Zotit janë zbuluar pagesa nga karta e kreditit e këtij të fundit për hotele e udhëtime për Ahmetajn dhe partneret e tij.
Në të paktën 6 raste të cilat konsiderohen nga Prokuroria e Posaçme si akte korruptive, emrat e dy biznesmenëve rezultojnë të qëndrojnë pas blerjeve, nga ana e personave të tjera, të katër apartamenteve dhe dy garazheve. Transaksionet apo pagesat pas të cilave qëndrojnë dy biznesmenët cilësohen nga prokuroria si përfitime të parregullta deri në 500 mijë euro, nga ana e Ahmetajt, të cilat kanë shërbyer që t’i mundësojnë Zotos dhe Mërtirit lidhjen e kontratave koncensionare. Ahmetaj akuzohet se ka marrë vendime dhe ka ndikuar në iniciativa ligjore për të favorizuar koncensionarët e inceneratorëve.
Adriatik Llalles ju komunikua urdher arresti, shkoi policia per ta marre por nuk e gjeti, kur doli ne Itali atje kerkoi dhe ju aprovua azili politik.
PërgjigjuTe ishte individ i thjeshte jo qe policia do e mbyste ose do e vriste por bemi edhe si te rregullt ne procedura pa prokurorine te tjereve i hyni ne shtepi pa mandat e pa gje... shtet i degjeneruar pa instanca perkatese ... ty tiger pushime te mbara kudo qofsh edhe shijoje lirine o burri i grave...
PërgjigjuLargimi i Ahmetajt jasht shtetit duke ditur qe SPAK i kerkoi kuvendit arrestimin e tij,fakton 100% se ai eshte i zhytur ne korrupsionin shteteror.Interpoli mbas vendimit te kuvendit do ta bije para gjykates .Nga perkthyes ne zv.kryeminister? O zot na ruaj cfar ndodh tek ne
Përgjigju