I ftuar në “Real Story” në Report Tv, kryetari i Komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka i ka dhënë përgjigje pyetjes së ku ndodhet Lulzim Basha tani dhe se cili do të jetë fati i tij, pas 14 majit.
“Një kryetar i dorëhequr është më e ndershme që të mbajë një pozicion pak i tërhequr. Udhës do të ishte që të futeshim në një proces zgjedhor vjet, po nga njëra anë ishte agresioni i Sali Berishës me struktura paralele, sa e dobishme ishte që dhe ne të bënim zgjedhje, do e pësonin demokratët, prandaj e shtymë këtë proces. Pas 14 maji, do ketë zgjedhje. Në një parti politike të djathtë që i jep hapësirë kujtdo ku dhe përgjegjësia dhe privilegji duhet vlerësohen”, tha Alibeaj.
Lajmi kryesor:
Alibeaj në ‘Real Story’: Berisha nuk iku realisht në 2013, duhet të reagonim që atëherë! Bashkëpunim me Metën kurrë! Bardhi i distancuar? S’është dramatike











