Ku gabojnë Fevziu, Olldashi,
Flloko, Mëhilli dhe Myrtezaj në veshje

Ku gabojnë Fevziu, Olldashi, <br />Flloko, Mëhilli dhe Myrtezaj në veshje
Një nga arsyet për të marrë pjesë në këtë rubrikë ka qenë pikërisht ndërgjëgjsimi i figurave publike qofshin deputët, qeveritarë , artiste gazetarë apo moderator. Mendoj që në formimin artistik apo akademik një rëndësi të veçantë në formimin e personalitetit ka rëndësi dhe personifikimi i stilit, që në shumicën e rasteve nuk e shoh të merret seriozisht ose kalon në plan të dytë.Vlen të theksohet që kultura e të veshurit në vendin tonë pavarësisht antikapit të trashëguar nga e kaluara tashmë është kthyer në domosdoshmëri kultivimi i saj. Kritikat që bëhen janë pozitive dhe nuk duhet të merren si personale. Dua të sqaroj dhe diçka tjetër, është e vërtet kur themi që shija është relative por përshtatja e stilit nuk ka të bëjë me emrin apo firmën që është prodhuar (e dëgjoj shpesh si mburrje) …e rëndësishme është përshtatja e stilit me karakterin dhe raporti proporcional (trupi me veshjen). ‘‘Fashion is architecture It a matter of proportions‘‘… thotë Coco Chanel.

BLENDI FEVZIU

Një nga personazhet televizive të sukseshëm . I njohur në formatin “Opinion” , ai spikat jo vetëm për nivelin e lartë profesional ku tërheq vëmendjen “looku” i tij i zgjedhur me kujdes . Brenda kostumit modern z. Fevziu shpalos dhe etikën e një moderator të kuruar deri në detaje që rrallë herë e shohim te meshkujt shqiptarë. Kombinon bukur ngjyrat dizenjat e kollareve …por ka disa raste që e tepron, me formatet e stërmëdha të tyre të vrasin syrin, duket sikur marrin frymën….këtu i referohem raportit proporcional.



(Në foto gazetari Blendi Fevziu)


SOKOL OLLDASHI

Politikan i njohur në vendin tonë dhe në rolin e tij si ministër në qeverinë aktuale. Personifikohet me një stil klasik të thjeshtë është tepër besnik në stilin e tij, nuk riskon asnjëherë ….E shohim në prezantimet e tij në publik të luaj me ngjyrat dhe format e kollareve që në disa raste stonojnë dukshëm.




(Në foto ministri Sokol Olldashi)


TIMO FLLOKO

Një nga viganët e kinematografi së shqipare, dhe pa mëdyshje krenaria skenës shqiptare. Personifikohet nga një stil modest të sofistikuar me nota nacionaliste . Përshtatja e tij me stilin tregon më së miri forcën e karakterit të tij dinamik.



(Në foto aktori Timo Flloko)


XHENSILA MYRTEZAJ

Një artiste e re që po deputon me sukses në skenat festivaleve. Zë i mrekullueshëm shohim në përmirësim të stilit të saj. Ndonjëherë kujdesi i tepruar bën të kalohet limiti ose ‘pika magjike‘ që ndan suksesin nga dështimi. Te Xhensila vërejmë një mënyrë klasiko-mani (karakteristike për brezin që përfaqëson) e cila e transformon këngetaren në një moshë jo reale.



(Në foto këngëtarja Xhensila Myrtezaj)

ERLA MEHILLI

Zëdhënëse e Partisë Demokratike, simbolizohet dhe si “diamante” në radhët e kësaj partie. Tepër e kujdesshme në performancën e saj, me një stil sensual e shohim herë me fustane dhe herë me
këmisha dhe pantallona klasike ….krijon një imazh intrigues.




(Në foto zëdhënësja e Kryeministrit Erla Mëhilli)

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit "THASH&THEM" të gazetës "Shqiptarja.com"

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

1/5
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin