Padrinot politikanë dhe kriminelët me padrino

Padrinot politikanë dhe kriminelët me padrino

SPAK po i vë etiketën zyrtare dhe po përpiqet t’i vendosë kapakun gjithë asaj bote të krimit që është sheshit në çdo qytet e fshat shqiptar, nga jugu në veri. Dhe nuk ka mbaruar, pasi nuk kanë të mbaruar “të mbjellat” e këtij lloj shqiptari të jashtëligjshëm, lulëzuar falë një mbështetje politike të jashtëzakonshme dhe të pakrahasueshme me tjetër vend përgjatë gjithë viteve të tranzicionit tonë.

Prandaj të dëgjosh sot politikanë që ironizojnë, baltosin, sulmojnë punën e SPAK lidhur me operacionin më të fundit, nuk është gjë tjetër veçse estrada e radhës falas që na ofrohet nga komiko-tragjikët më të mëdhenj që ka parë ndonjëherë historia e Shqipërisë.

E megjithatë, ndryshe nga shumë vende të tjera normale ku kriminelët janë vërtetë të frikshëm e të rrezikshëm, në Shqipërinë tonë, janë disa politikanë që janë më të frikshëm, më agresivë, më të rrezikshëm se edhe kriminelët më të sprovuar. Ndoshta sepse, ndryshe nga të gjithë vendet e tjera që ne ëndërrojmë t’u ngjajmë e të përafrohemi, padrinot e vërtetë të këtij krimi të shpërthyer si aktivitet kioskash, apo si ai i universiteteve kioska, qëndronin në institucionet më fisnike të vendit. Kriminelët tanë i kanë padrinot në politikë.

Dhe këta padrino vazhdojnë ta kryejnë të qetë detyrën dhe misionin e tyre duke ndotur dhe baltosur ende ajrin që shqiptarët frymojnë. Me djallëzinë e totoriinave përziejnë njerëzit dhe situatat, ua ndërrojnë vendin të vërtetës me gënjeshtrën, rrëfejnë dhe projektojnë ankthe që kanë të bëjnë me ankthet më të mëdha të tyret. Misioni i tyre vazhdon dhe një prej misioneve që e kanë për merak është të ngatërrojnë Spak me kriminelët dhe kriminelët me Spak me të njëjtën taktikë që e kanë përdorur sa herë që janë prekur njerëzit e tyre, sa herë që një isntitucion shtetëror i është afruar zonës së tyre të paprekshme dhe me imunitet disa dhjetëravjeçar: Nëse ata kanë bërë trafiqe, do të bërtasin se i kanë bërë të tjerët, nëse ata kanë vrarë do të thonë se janë të tjerë ata që kanë vrarë, nëse ata kanë grabitur, dhunuar, baltosur, do të thërrasin sa kanë frymë se këto gjëra po i bëjnë të tjerë shqiptarë.

Sot bërtasin, por janë të trullosur, të paqartë, të pavendosur se çfarë duhet të bëjnë vërtetë me SPAK, ta duartrokasin apo ta mallkojnë, të thonë se SPAK dështoi apo se SPAK triumfoi. Kjo është një situatë që kërkon hetimin më skrupoloz: Nuk mund të ketë më padrino-politikanë që marrin peng institucionet më të larta të Shtetit dhe vazhdojnë të manipulojnë.

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • berti: 12/08/2024 11:56

    shume e vertet bravo alba

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës