Në çdo fushatë elektorale qeveritë shqiptare kanë patur në vëmendje të veçantë kategori të caktuara qytetarësh, në pamundësi - apo në mungesë dëshire – për t’i kënaqur të gjithë.
Kënaqësia më e madhe e mundshme për të gjithë do të ishte t’u zgjidheshin hallet që kanë, duke nisur nga ato ekonomike, që, të mos harojmë, kanë shkaktuar edhe kryengritje në periudhën e demokracisë. Aktualisht, vërehet se qeveria ‘Berisha’ ka caktuar disa kategori që do të mundohet t’i kënaqë gjatë fushatës, duke lënë të tjerë “pas liste”.
Kjo vihet re, psh, në rastin e vëmendjes së posaçme për popullsinë rurale të vendit. Një gjë e tillë lidhet qartazi me synimin që “fshati të rrethojë qytetin”, tezë maoiste, me realizimin e së cilës synohet të shfrytëzohet një pjesë masive e popullsisë, duke qenë se ende në Shqipëri shumica dërmuese e banorëve banojnë në fshatra ose në bidonvila periferike pranë metropoleve, pa kanalizime, pa kushte urbane, ku jetesa e tyre është edhe më e vështirë seç ka qenë në fshatrat nga kanë ardhur, pasi nuk kanë as bagëti e as tokë si ekonomi ndihmëse.
Berisha dhe të tijtë i janë vërsulur kësaj pjese të popullsisë dhe jo rastësisht kryeministri mbeti duke përuruar segmente qesharake rrugore të dorës së tretë e të katërt, duke shpallur fuqinë financiare të qeverisë së tij, e cila është katandisur të investojë vetëm në rrugë rurale, edhe pse i kanë mbetur pak para në torbë për të shpenzuar.
Por, sa larg mund të shkohet me idenë se popullsia rurale do t’i jepte fitoren Partisë Demokratike e aleatëve të saj? Qeveria do ta ketë të pamundur t’u mbushë mendjen fshatarëve se ndërtimi i një mini-rruge do t’u sjellë Edenin, ndërkohë që as rruga e kombit nuk u ka sjellë parajsën e premtuar mbi tokë komunave përreth.
As programet e bujshme të financimit të mbjelljes së shegës apo thanave nuk mund të arrijnë gjë tjetër në këtë drejtim dhe duket se janë bërë duke marrë për bazë një mungesë të dëshirës së një fshatari pa traktorë e pa autokombajna që të lodhet shumë e të marrë pak, duke i ofruar frytet e arroreve dhe shkurreve që rriten vetë.
Dështimi i politikave agrare deri tani duket qartë në faktin se në shumë zona edhe prodhimet që janë të bollshme si rezultat i motit të përshtatshëm kalben për mungesë kërkese brenda vendit dhe mungesë marketingu për eksportin.
Nga ana tjetër, kush ka kaluar pak kohë në fshat, do të ketë vënë re menjëherë se energjia elektrike aty është e ndryshme nga ajo që i ofrohet qytetit, ndërpritet vazhdimisht dhe rregullisht dhe nuk është e aftë të mbështetë pajisjet elektrike e elektronike.
Karamelet elektorale për popullsinë rurale kanë mbetur disa rrugë copa-copa, të bëra me cilësi të dyshimtë, si dhe një mbështetje financiare, që nuk realizohët nga ajo që Berisha e premtoi 8 vite më parë, që do të ishte një bankë agrare.
Ndërkohë, e ndërlikoi jetën e fshatarit edhe me llogaritjet e TVSH-së, në një kohë kur karburanti ka kapur çmime “qiellore”. Ndër komunitetet rurale, por jo vetëm në to, ndodhet edhe një tjetër kategori, më e vogël, por më problematike, e popullatës.
Fjala është për të përmbyturit e Shkodrës dhe Lezhës, të cilët pak ditë më parë Berisha i përgëzoi për durimin e treguar pasi nuk kanë marrë paratë e premtuara pas përmbytjeve të dimrit 2010-2011.
Një grup brenda kësaj kategorie ka humbur gjithë biznesin që lulëzonte më parë e që kishte të bënte me drurët dekorativë, aq i suksesshëm sa të gjithë emigrantët i ktheu në fshat nga Italia, për të jetuar më mirë se në Perëndim.
Kjo kategori është mashtruar shumë herë dhe duket se shpërblimet janë dhënë nëpërmjet filtrit të korrupsionit, duke lënë shumë të pakënaqur. Qeveria duket se do të mbyllë hesapet me ta para zgjedhjeve, duke gjetur paratë ku të mundet.
Duke qenë se paratë janë të gjitha në buxhet, se borxh nuk të jep më njeri në kohë krize, atëherë këto i duhen hequr një kategorie tjetër, që këtë herë duket qartë se është ajo e ish-pronarëve.
Muajt kalojnë dhe Shqipëria ka “detyra shtëpie” të rëndësishme nga Këshilli i Evropës lidhur me mbylljen e procesit të kthimit e kompensimit të pronave, por praktikisht procesi është në një qorrsokak të dukshëm.
Me sa duket, kësaj kategorie mund t’i jepet vetëm ndonjë njohje verbale e pronësisë, por pa u shoqëruar me kompensime financiare apo duke lënë në mëshirën e fatit problemin e regjistrimit të pronësisë në Hipoteka, ku ka përplasje të pazgjidhshme shumëvjeçare nga regjistrime të paligjshme në të gjitha instancat e mundshme.
Një kategori tjetër, për të cilën Berisha kujtohet vetëm nga halli, është ajo e ish-të përndjekurve, këtë herë më të irrituar se më parë. Berisha u mburr se solli në fuqi një ligj që të paguante ditët e burgut për ta apo të kryente një dëmshpërblim për të pushkatuarit pa gjyq të regjimit të mëparshëm.
Por, në ecje e sipër u konstatua se fatura ishte shumë e rëndë dhe pagesa nuk mund të kryhej tjetër, veçse me këste. Por shumë prej këtyre të përndjekurve nuk kanë kohë fizike që të presin më dhe pakënaqësia plasi me grevën e një pjese të tyre, që Berisha e injoroi.
Megjithatë, duket se ai ka urdhëruar Boden të hapë qesen për të kryer të paktën këstin e dytë për të gjithë, çka ka shkaktuar që, për ditë të tëra, thesari i shtetit të mos paguajë asgjë tjetër, për të mbledhur paratë. Berisha u trembet, si gjithnjë gjatë jetës së tij si politikan, akuzave të të persekutuarve se ka qenë komunist dhe në kohë fushate një akuzë e tillë “ngjit” keqazi.
Pensionistët është e kotë të mendohet se mund t’i ketë kënaqur rritja e shifrës që marrin muaj për muaj nga shteti. Nevojat e njerëzve sot, sidomos të të moshuarve, që janë të sëmurë e të pamundur, nuk zgjidhen me 100 mijë apo 200 mijë lekë të vjetra, sidomos tani që emigrantët kanë rrudhur dërgesat nga kriza.
Berisha, si gjithnjë, do të shpallë rritje pensionesh, nga e cila “përfitojnë 580 mijë pensionistë”, por secili prej tyre merr nga një gjysmë filxhani kafeje në ditë, ndërkohë që vetëm ilaçet u “përpijnë” gjysmën e pensionit. Por, qeveria nuk ka ç’të bëjë më shumë për ta.
Sa për të rinjtë, Berisha u premtoi diploma universitare dhe këtë ja mundësoi shumëkujt, por në kurriz të cilësisë. Universitetet private nxjerrin në masë të diplomuar, që e kanë shumë të vështirë të gjejnë punë më tej, me përjashtim të fasoneve apo call center-ave. Karamele të tjera qeveria nuk ka ku të gjejë, veç fjalëve se do të ofrojë internet për të gjithë, do shtojë punësimin, etj. Por, për para reale nuk bëhet fjalë.
Ndërkohë, në qytetet po shtohet me shpejtësi një kategori, e cila rrezikon të penalizohet si rezultat i mungesës së rregullave në të kaluarën. Fajin për këtë e ka kryesisht shteti. Kjo kategori përbëhet nga kredimarrësit bankarë, të cilët tashmë po braktisen, ashtu si gjatë krizës së 1996-1997-ës, në mëshirë të fatit, madje parlamenti në unison u mbylli totalisht dyert me miratimin me shumicë të cilësuar të ndryshimeve ligjore që shtrëngojnë më keq kushtet e debitorëve.
Këta ndodhen tashmë përballë rrezikut të humbjes së shtëpive e pasurive të tjera, pasi janë nxituar për të lënë peng gjithshka. Qeveria nuk duket se e ka marrë seriozisht këtë kategori, sepse edhe mund ta shtynte për pas zgjedhjeve amendimin e kodeve që u dha bankave dorë të lirë për të ekzekutuar kolateralet, si asnjëherë më parë.
Kategoria e intelektualëve gjithashtu ka të drejtë ta konsiderojë veten krejtësisht jashtë vëmendjes së Berishës dhe qeverisjes së tij. Me përjashtim të punonjësve të shtetit, ku edhe aty një pjesë e mirë janë shkarravina të intelektualit dhe tallje me figurën e tij, të tjerët e shohin veten si totalisht të pafuqishëm për të ndryshuar situatën e tyre përballë një shteti mbi qytetarët dhe jo për ta, që nuk mban parasysh asnjë sugjerim të ekspertëve, të njerëzve me përvojë e të ditur, që i nevojiten çdo vendi.
Në të kundërt, prej tyre përzgjidhen më të paaftët në zanat për t’u bërë drejtorë e akademikë, ndërkohë që shumë të tjerë mbetet praktikisht pa punë ose mbajnë familjet me të ardhura të pamjaftueshme.
Në pamundësi për të plotësuar kërkesat e të gjitha shtresave të popullsisë, Berisha dhe të tijtë kanë zgjedhur t’ua plotësojnë cave më shumë se të tjerëve. Sa frytdhënëse do të jetë kjo, do të duket edhe gjatë zgjedhjeve, por nuk do të përkthehet detyrimisht në votat që do të numërojë Lefteria. Në se vullneti i votuesve do të transmetohej korrektësisht në pushtetin që del nga zgjedhja e tyre, kjo do të kishte vlera.
Por, Berisha e di se për të e rëndësishme është të shmangë situatat tejet të acaruara dhe të afrojë sa më shumë zgjedhjet e zgjedhësve, që të mund të veprojë pastaj me planet e tij të famshme “B”, për të cilat është me të vërtetë mjeshtër, sikurse e ka treguar këtë gjatë shumë fushatave, parlamentare e lokale.
Mbetet të shihet në se këtë herë do të kemi të bëjmë me pakënaqësi kategorish që do të sjellë ndryshim, apo do të mbeten në batakun e pafuqisë së një populli të lodhur nga ata që luajnë me votat e tij.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 15.05.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com