HAVANË, 5 prill /ATSH-DPA/ - Ish-presidenti kuban, Fidel Castro vizitoi sot një shkollë pranë shtëpisë së tij në Havanë, duke bërë shfaqjen e parë në publik që prej 14 muajsh, njoftoi sot media zyrtare e ishullit komunist.
Lideri revolucionar 88-vjeçar u shfaq në fotografitë e botuara nga gazeta "Granma", organ i Partisë Komuniste të Kubës.
Fotografitë tregojnë Fidel Castron me një xhaketë sportive "Adidas" si edhe me një kapele bejzbolli.
Për herë të fundit në publik, Castro u pa më 8 janar 2014 në hapjen e një ekspozite pikture në Havanë.
Kohët e fundit vihet re një afrim mes SHBA-së dhe vendit komunist./ a.jor.