/ATSH/.- Ministri i Drejtësisë së Kosovës, Hajredin Kuçi, i ka kërkuar Greqisë të njohë Pavarësinë e Kosovës.
Sipas kosovaPress, Kuçi zhvilloi sot një takim me ambasadoren e Greqisë në Kosovë, Konstantina Athanassiadou. Në një komunikatë për media të kësaj ministrie thuhet se ministri Kuçi ka vlerësuar lart thellimin e pandërprerë të bashkëpunimit mes dy shteteve.
Ministri Kuçi gjithashtu vlerësoi rolin e Greqisë që haptazi po përkrahë anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian.
Gjatë takimit është diskutuar edhe mbështetja e Greqisë për sistemin e drejtësisë të Kosovës përmes EULEX-it.
Ministri Kuçi theksoi se bashkëpunimi bilateral në fushën e drejtësisë duhet të forcohet edhe më shumë, sepse bashkëpunimi ndërkufitar lehtëson dukshëm luftimin e krimit të organizuar që nuk njeh kufij.
Ambasadorja greke theksoi se Greqia do të vazhdojë të ketë qasje konstruktive ndaj Republikës së Kosovës. Edhe pse ende nuk e ka njohur Kosovën, Greqia është kontribuese e rregullt në të gjitha mekanizmat ndërkombëtarë që veprojnë në Kosovë, duke përfshirë edhe EULEX-in dhe KFOR-in.
Greqia ka njohur pasaportat e Republikës së Kosovës, duke përfshirë edhe pasaportat diplomatike, si dhe vazhdon të jetë një shtet mik në rrugëtimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.
/Shqiptarja.com