Kufiri detar me Greqinë, Rama: Negociatat u ndërprenë kur erdhi Mitsotakis, grupi i punës do riformatohet

TIRANE-Nga Shijaku ku ishte për të parë nga afër procesin e rindërtimit, kryeministri Edi Rama u shpreh se grupi negocitor me Greqinë për delimitimin e kufirit detar (jo zgjerimin me 12 milje) do të ndryshojë për t'u riformatuar.

Kreu i ekzekutivit shqiptar theksoi se negociatat me Athinën për cështjet e vjetra mes të cilave edhe delimitimin e kufirit detar u ndërprenë kur erdhi në pushtet qeveria e re e Mitsotakis dhe për këtë arsye grupi i punës duhet të riformatohet, proces që sipas tij kalon nga Presidenti Meta që duhet të aprovojë listën me emrat.

Akuzat kundër tij nga opozita, por edhe presidenti, Edi Rama i cilësoi si histori të poshtër dhe qesharake.

"Me grandin e Greqisë që është vonuar mund të jetë ushqim për konsipiracionin e madh të detit, ndërkohë që është për të vënë duart në kokë, që ka njerëz që mund të besojnë që ata që e firmosën atë marrëveshjen e famshme që ne e refuzuam dhe Kushtetuesja e rrëzoi, na i kanë dalë tani detit në mbrojtje nga ne. Nuk ka një marrëveshje, nuk është arritur.

Negociatat janë ndërprerë që kur ndryshoi qeveria në Greqi, edhe grupi negociator duhet të riformatohet dhe riformatimi kalon edhe përmes presidentit të Republikës, që duhet ta aprovojë, që do të thotë se të thuash sot bëj transparencë për dicka që nuk ekziston është qesharake dhe e poshtër, shumë e poshtër.

Megjithatë jam i bindur se ky popull është shumë i mençur dhe kush e merr për budalla e pëson edhe kjo është një arsye se do ta pësojë shumë keq në raport me popullin ata që po e bëjnë përsëri për budalla me këtë historinë e detit" tha Rama.

Zgjerimi i Greqisë me 12 milje në detin Jon dhe cështja e zonës ekskluzive ekonomike janë të ndara. Sa i përket të parës, Athina ka deklaruar se do të zgjerohet me 12 milje në Jon. Kjo ka shkaktuar debat në Shqipëri, teksa opozita ka akuzuar kryeministrin Rama se nuk po bën transparencë.

Por kreu i qeverisë thuajse cdo ditë në javën e fundit ka shpjeguar se bazuar te konventa ndërkombëtare e 1982, zgjerimi me 12 milje është një e drejtë e Greqisë, të cilën Shqipëria e ka ushtruar që në 1990.

Ndërkohë që kjo, pra zgjerimi me 12 milje në Jon, sipas tij, nuk ka të bëjë me vijën delimituese për zonat ekskluzive ekonomike, që ende nuk ka një marrëveshje dhe se negociatat kanë mbetur në vend. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë