Kufiri Kosovë-Serbi, Shehu: Kuvendi të vihet në lëvizje, të mbrojë arritjet e shqiptarëve në Rajon

Kufiri Kosovë-Serbi, Shehu: Kuvendi të vihet në lëvizje, të mbrojë arritjet e shqiptarëve në Rajon

Deputeti Tritan Shehu

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu me anë të një statusi në Facebook ka vendosur t’i përgjigjet pyetjes nëse nga ana e PD po përgatitet një projekt-rezolutë për çështjen e “rikonfigurimit” të kufirit Kosovë-Serbi.

Në statusin e tij, Shehu shkruan se Kuvendi bashkë me mekanizmat e tij përkatës duhet të vihet në lëvizje për të qartësuar pozicionet e politikanëve shqiptarë, duke theksuar që ende nuk ka një qëndrim zyrtar nga ana e kryeministrit Rama.

I vetmi që nuk ka dhënë gjykim e mendim është Kryeministri i ynë, gjë që po të analizohet në një kontekst me të gjerë, të bën ta klasifikosh atë si bashkëautor. Në këto kushte Kuvendi me institucionet e tij si Komisioni i Jashtëm e deri te Seanca Plenare, duke shfrytëzuar mekanizmat përkatëse të tyre, duhet të vihen në lëvizje, jo thjesht për të qartësuar pozicionet e cilido, por veçanërisht për të qënë pjesë aktive në mbrojtje të arritjeve të mahnitshme të shqiptarëve në Rajon, në këto 25 vite.

Tritan Shehu, deputet i PD-së

Më tej, Shehu shkruan se vetëm në këtë mënyrë politika shqiptare do të kontribuojë përsëri edhe për stabilitetin e Rajonit.

Politika jonë kështu do të kontribuojë përsëri edhe për stabilitetin e Rajonit, si dhe për konsolidimin e përshpejtimin e proceseve integruese të tij ne BE e NATO. Veprime të tilla tonat pa asnjë dyshim shkojnë paralelisht jo thjesht me mbrojtjen e terrësisë territoriale të Kosovës, por dhe me vete interesat tona të gjëra kombëtare.

Tritan Shehu, deputet i PD-së

Postimi i plotë i Tritan Shehut:

A po pregatitet realisht nje projekt Rezolute per Kuvendin e Shqiperise nga PD ne lidhje me ceshtjen e “rikonfigurimit” te kufirit Kosove-Serbi?
Kete pyetje ma kane drejtuar sot per mendim gazetare, perfaqesues mediash, kolege apo dhe te tjere....
Prandaj gjykova qe te bej kete postim:
E kam theksuar dhe dite me pare se Kuvendi i Shqiperise nuk mund te qendroje pasiv perpara nje ceshtje kaq te madhe per Kosoven, Shqiperine, shqiptaret e Rajonin tone.
Aq me shume kjo kur nga partneret tane si ShBA, personalitete te tyre nuk kane shprehur asnje entusiazem per kete “projekt”, kur kane deklaruar se nuk do te behen pjese e tij.
Ndersa nga ana tjeter lideret kryesore europiane si Zj.Merkel e kane quajtur ate tejet te rrezikshem edhe per vete stabilitetin e Rajonit.
Ne te njejtat linja kane qene edhe liderat e figurat kryesore politike shqiptare ne Rajon.
Te vetmet zera zyrtare entusiaste per kete “projekt” kane ardhur nga Beogradi, qe ne te vertete ka dhe autoresine e vjeter te tij.
I vetmi qe nuk ka dhene gjykim e mendim eshte Kryeministri i yne, gje qe po te analizohet ne nje kontekst me te gjere, te ben ta klasifikosh ate si bashkeautor.
Ne keto kushte Kuvendi me institucionet e tij si Komisioni i Jashtem e deri te Seanca Plenare, duke shfrytezuar mekanizmat perkatese te tyre, duhet te vihen ne levizje, jo thjesht per te qartesuar pozicionet e cilido, por vecanerisht per te qene pjese aktive ne mbrojtje te arritjeve te mahniteshme te shqiptareve ne Rajon, ne keto 25 vite.
Politika jone keshtu do te kontribuoje perseri edhe per stabilitetin e Rajonit, si dhe per konsolidimin e pershpejtimin e proceseve integruese te tij ne BE e NATO.
Veprime te tilla tonat pa asnje dyshim shkojne paralelisht jo thjesht me mbrojtjen e terresise teritoriale te Kosoves, por dhe me vete interresat tona te gjera kombetare.
Shpresoj qe sot edhe Kuvendi i Kosoves te shprehet qarte ne mbrojtje te tyre.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur