Kujdes. Ja disa ushqime që rrisin
ankthin tek ju, mos e humbisni

Kujdes. Ja disa ushqime që rrisin<br />ankthin tek ju, mos e humbisni
Konsumi i ushqimeve të ndryshme ndikon në emocionet tuaja, por ka disa ushqime të cilat shkaktojnë ankth, ju shqetësojnë dhe ju shpërqëndrojnë.

Ushqimi nuk është faktori kryesor i këtyre emocioneve,por  mund të ndikojë dukshëm në intensitetin e tyre.

Ekzistojnë ushqime të cilat shtojnë shkallën e kimikaleve në trurin tonë për shkak të të cilave ndihemi mirë, por po ashtu ka edhe ushqime si pasojë e të cilave ngrihet niveli i kimikaleve që shkaktojnë stres dhe ankth.

Ja disa produkte që shkaktojnë ankth nëse i përdor me shumicë.

Kafja
Kafja ka ndikim stimulues në sistemin e nervave, pasi ndikon në lirimin e kortizolit, hormonit të stresit, i cili mund të përkeqësojë ankthin, por edhe të shkaktojë probleme me gjumin.
 
Pijet energjike me gaz
Lëngjet e gazuara ose ato energjike mund t’ua dyfishojnë dozën e ankthit, jo vetëm për shkak se përmbajnë kafeinë, por edhe për shkak se mund të ulin nivelin e serotonin, hormone që është përgjegjës në trurin tuaj për tu ndierë mirë.

Salca
Përdorimi i salcës mund të shkaktojë ngritje të nivelit të sheqerit në gjak. Nëse konsumohet në sasi të mëdha mund të krijojë edhe kilogramë të tepërt.
 
Alkooli
Nëse njerëzit mendojnë se përmes përdorimit të alkoolit mund të ndihen më mirë, në fakt ata gabohen pasi një gjë e tillë vetëm sa mund të shkaktojë përkeqësimin e ankthit. Po ashtu, alkooli mund të ndikojë edhe në nivelin e sheqerit në gjakun tuaj, dhe mund të sjellë edhe deri dehidrimi dhe ulja e aftësive kognitive.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dënimi i Salianjit, avokati: Vendim politik, u dërgua në burgun e Fierit

Dënimi i Salianjit, avokati: Vendim politik, u dërgua në burgun e Fierit