Të brendshmet mund të ndikojnë në shëndetin tonë intim, gjinekologu Shkëlqim Balili i ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, ka ndarë me publikun disa këshilla shumë të vlefshme. Mjeku i njohur shpjegoi rëndësinë që kanë veshjet në shëndetin tonë gjinekologjik.
“Sot jetojmë në një ambient me substanca kimike që i marrim nga ushqimet, nëpëmjet lëkurës marrim kimikatet e detergjentëve, parfumeve duke krijuar dhe mbingarkesë në natyrë etj. Sot nuk ka asnjë gjë natyrale, ndaj duhet të keni shumë kujdes kur zgjidhni veshjen”, u shpreh mjeku.
Çdo veshje e brendshme duhet të jetë 100 përqind pambuk. Veshjet e zeza, pantallonat e zeza nuk janë të shëndetshme, ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin intim.
“Tek djemtë kam venë re në vizita të shumta që kanë paaftësi të një normaliteti të spermës, pasi mbajnë mbathje poliestër të ngushta, kjo bën që të qëndrojnë gjithë kohës të palëvizur, ndaj mbathjet duhet të jenë të lira, të bardha dhe duhen ndërruar shpesh pasi vagina dhe testikujt duhet të marrin frymë, kanë sistem respiracioni, ndaj pambuku jep rehati”, tha gjinekologu.
Vajzat dhe gratë duhet të kenë kujdes nga veshjet poliestër dhe ato sintetike, pasi ato lëshojnë mikroplastikë, veshjet me ngjyra, janë të futura në lëndë kimike që ndikojnë shumë keq në kontakt me lëkurën dhe me ajrosjen e vaginës dhe testikujve. Tek meshkujt janë bërë studime në 3 mijë meshkujt, të cilët kanë mbajtur për 3 muaj rrjesht mbathje poliestër dhe është vënë re se kimikatet e materialit në fërkim me testikujt kanë krijuar voltazh elektrik duke çuar deri në pushim të spermës.
“Pra veshjet e brendshme të meshkujve, duhet të jenë të bardha me komça të hapura dhe të lira, shtrëngimi i mban të palëvizura, testet duhet të qëndrojnë jashtë, 4-5 gradë nën temperaturën e trupit, pasi nëse marrin temperaturën e trupit sperma pushon. Mos i shtrëngoni testikujt, lërini të lira dhe ajrosini! Ruhuni nga veshjet me mikroplastikë, veshjet sintetike nuk lejojnë ajrin të hyjë”, këshilloi Dr. Balili.
Përsa i përket vajzave sidomos adoleshenteve, mjeku këshilloi të brendshme pambuku, pastrimin disa herë në ditë si dhe eleminimin e tangave. Sipas mjekut tangat janë shumë të këqija, kanë kontakt me zorrën e trashë dhe japin infeksione, japin fërikim dhe acarim të lëkurës.
“Kujdes dhe me veshjet e lagura sidomos me rrobabanjot, mos qëndroni me to, ndërrohini sa të dilni nga uji. Lagështia jep infeksione dhe veprimi i mikroplastikës është 10 përqind”.
Mjeku Shkëlqim Balili u ndal dhe tek vitamina D, e cila në fakt është hormon, vetëm ne këtu e quajmë thjesht vitaminë, tha ai. Ajo prodhohet nga trupi dhe shkon në gjak, normat tek gratë duhet të jetë mbi 55.
“Vitamina D është aleati jonë për imunitetin. Është i lumtur ai që e ka 30, në ditët e sotme nuk kam parë asnjë që i shkon 60”, u shpreh Balili. Mjeku shpjegoi se varet shumë mënyra sesi e marrim vitaminën D, e cila ndikon në tru, në kockë dhe në zemër. Kryesorja është dieta, ushqimi, një mëlçi e zezë 1 herë në javë si dhe sardelet 2-3 herë në javë, janë një burim shumë i mirë.
Në fund mjeku i njohur tha dhe një këshillë: Vajza dhe gra kini kujdes, në çdo urinim lani vetëm vulvën dhe jo vaginën! Nuk është shëndetësore të fusni në vaginë ujë, tampon ose mjete të lagura. Vagina është mbreti i funksionit për femrën, ajo duhet të jetë e lumtur, mos u fshini me letra dhe me peshqir, me asgjë nuk duhet të fshiheni, ndërroni veshjet dhe përdorni tharësen e flokëve për të tharë pjesët intime.
Komente










