Kujdes nga profilet e rreme të vajzave në Instagram! Djemtë shtiren me foto provokuese, denoncimi i italianit: Pagova 1300 euro për shërbime seksi

Mjafton një llogari në rrjetin social Instagram, me emra dhe foto provokuese vajzash të marra nga faqe të ndryshme interneti, si pikënisje për një mashtrim online, me premtimin e takimeve me to kundrejt pagesave të ndryshme. Të tillë skemë përdorën një grup të miturish në Tiranë të cilët mashtruan disa djem duke i kërkuar të japin paradhënie deri më 15 mijë lekë të rinj,  për të realizuar takim me një vajzë të rreme të cilën e krijuan përmes një profili në Instagram. Të njëjtën llogari të miturit e hapnin njëkohësisht në celularët e tyre dhe pasi shtonin me qindra persona duke i bërë “follow” flisnin e u përgjigjeshin djemve sikur të ishin vajza, që në fakt nuk ekzistonte.

Kur ofertës së rreme i shtoheshin edhe shërbime seksuale, vlera e parave arrinte në shifra të frikshme nga 500 deri në 700 euro, por duke tentuar të bëjnë “pazar” në disa raste përfundohej deri në 50 euro. Të miturit i kërkonin “presë” t’i linte paratë në zarf në disa vende të fshehta në hyrje të një pallati në kryeqytet. Më tej i shkruanin të ngjitej në një apartament, dhe sapo djemtë e mashtruar shpresonin të gjenin vajzën që mendonin se kishin biseduar, të miturit merrnin fizikisht paratë në vendin e fshehtë, siç kishin bërë udhëzimet, dhe largoheshin pa gjurmë, duke i bllokuar në rrjetet sociale profilet e djemve që kishin mashtruar.

Përgjatë vitit 2022, mashtrime të kësaj natyre janë denoncuar 13 raste në Policinë e Tiranës. Të rinj dhe burra që kanë dhënë lekët për shërbime seksuale, e gjetën veten duke humbur paratë e tyre dhe në mungesë të një zgjidhje iu drejtuan autoriteteve.

Më i rëndi, është rasti i një italiani që jeton në kryeqytet, i cili dërgoi me agjenci transfertash jo pak, por 1300 euro për marrëdhënie seksuale me atë që ai e mendonte vajzë, por që përtej telefonit dirigjonin djem, të cilët pasi morën paratë, e bllokuan në rrjetet sociale.

Nga verifikimi që kanë bërë efektivët, pas denoncimeve, paratë me agjenci transfertash kanë shkuar në 2 shtete afrikane, Nigeri dhe në Bregun e Fildishtë, që do të thotë se ose shqiptarët jetonin vetë atje, ose kanë pasur bashkëpunëtorë për të bërë tërheqjen e parave. Por, mashtrimet bëhen edhe përmes platformës Pay Pal, e cila është e pagjurmueshme dhe destinacioni i parave nuk dihet.

“Jam i sëmur, ju lutem më ndihmoni”

Një tjetër natyrë mashtrimi përmes rrjeteve sociale është edhe ai i personave të ndryshëm që luajnë rolin e viktimës, duke hapur faqe që kërkojnë fonde për njerëz të sëmurë. Kjo kategori mashtruesish tentojnë të prekin emocionalisht qytetarët që t’u dërgojnë para për sëmundje të rënda dhe që kurimi i tyre kushton shtrenjtë. Në Policinë e Tiranës janë denoncuar 25 raste të tilla vetëm gjatë vitit 2022, të cilat janë referuar në prokurori dhe kjo e fundit vijon hetimin për zbardhjen e tyre.

/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Or tej: 21/01/2023 23:19

    Pagove per sherbimet dhe ankohesh pse e hongre sa krahu or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • bela: 21/01/2023 18:22

    bravo i qofte atyre qe mashtruan ate italianin..pune e paster,,qellofshi sa me shume ne kesi rastesh...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia