Ekspertët e sjelljeve njerëzore kanë përcaktuar pesë hapa se sit ë kuptoni që vendi ku po punoni ose doni të filloni punë është një ferr I vërtetë dhe aty nuk do të jeni kurrë rehat.
Puna në një ambient të padurueshëm është eksperiencë që të gjthë e kalojnë herët a vonë
Pesë hapa si të kuptoni që kompania ku doni të filloni punë është e papërshtatshme.
Punonjësit lëvizin shpesh
Nëse një kompani qarkullon punonjësit e saj shumë shpesh dhe shpejt, kjo do të thotë që njerëzit nuk duan të punojnë në atë vend.
Sipas studimeve nëse punonjësit punojnë mesatarisht më pak se një vit në një kompani, gjendja është vërtetë problematike.
Frika nga shefi
Kur punonjësit janë në presion se mos çdo veprim i tyre do të shkaktojë zemërim tek shefi, kjo nuk është një gjë e mirë.
Punonjësit vijnë dhe ikin fiks në orar
Një një ambient komod pune, punonjësit nuk ndihen të kufizuar në oraret zyrtare.
Kur punonjësit lënë punën dhe çdo gjë kanë në dorë në momentin që mbaron dita e punës dhe nisen me vrap për në shtëpi, kjo tregon një vend pune jo komod dhe punonjës të dëshpëruar.
Zero socializim
Edhe pse në punë shkohet për të punuar, gjatë kohës së pushimit, kolegët bëjnë muhabet me njëri tjetrin, qoftë edhe për gjëra të parëndësishme.
Por nëse punonjësit rrinë të mërzitur dhe nuk flasin me njëri tjetrin, kjo është një sinjal që puna në atë vend nuk është e pëlqyeshme.
Jep dhe nuk merr
Kur kompania kërkon që ju të punoni jashtë orarit apo të bëni më tepër nga ç’keni në kompetencë dhe nuk ju kompenson për këtë, atëherë keni zgjedhur vendin e gabuar.
Pasi në çdo vend ku kërkohet më shumë seç të takon atëherë duhet të shpërblehesh.
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com