Kujtim Gjuzi: Lajmi për shkarkimin e Rudina Hajdarit pallavër e të infiltruarve, është zonjë e nderuar që nuk mund të goditet

Kujtim Gjuzi: Lajmi për shkarkimin e Rudina Hajdarit pallavër e të infiltruarve, është zonjë e nderuar që nuk mund të goditet

Rudina Hajdari dhe Kujtim Gjuzi

TIRANË- Deputeti i Opozitës së Re Kujtim Gjuzi ka shprehur mbështetjen ndaj Rudina Hajdarit, një ditë pas vendimit të grupit parlamentar demokrat për ta shkarkuar nga drejtimi i tyre. Gjuzi tha se Rudina Hajdari është një qytetare shqiptare dhe zonjë e nderuar që nuk mund të goditet nga persona të infiltruar.

Gjuzi u shpreh se kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi tenton të përçajë opozitën.

“Kërkojnë të mbajnë peng opozitën parlamentare, dikush thotë jo opozita ere. Murrizi nxirret me Mimi Kodeli, duke pirë ndonjë gotë birrë. Unë do t'i them atyre që e nxjerrim se ne kemi shumë serioz.

Ne e kemi mbrojtur institucionin e kuvendit nga PS dhe pallavrat e saj, të cilët sjellin një tjetër lajm që Rudina Hajdari nuk është më kryetare e grupit parlamentar demokrat. Kjo është diversion që segmente të krimit për 30 vjet kërkojnë të përçajnë të djathtën dhe të mbajnë peng për 79 vjet. Disa janë tanët, disa janë të infiltruar.

Ne jemi të gatshëm t’i themi shqiptarëve që Rudina Hajdari është qytetare shqiptare, amerikane e studiuar në Amerikë, është bija e Azem Hajdarit. Është e bija e liderit të demokracisë. Është zonjë e nderuar nuk mund të goditet.

Mjaft me më falangat e vjetra. Murrizi me mbështetje nga Balli Kombëtar është në kuvend dhe ne i dhamë mbështetje.

Mesa duket kryetari i kuvendit tenton të përçajë. Unë u them ndal atyre që kanë gjakosur bulevardin e Shqipërisë Ruçi i pari  në Shkodër dhe Basha i dyti në Tiranë. Mjaft më me inskenime”, u shpreh Gjuzi. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë