KUKËS-Plagosi me mjete të forta në kokë 55-vjeçarin, arrestohet 46-vjeçari në Kukës.
 
Shaqir Peca, banues në Kukës tek tregu i qytetit, gjatë ditës së djeshme në vendin e quajtur "Ish markata e mishi", pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjete të forta në kokë, shtetasin  me iniciale Sh.P, banues në fshatin Osmanaj, Kukës.
 
I dëmtuari pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Kukësit, është dërguar për mjekim të specalizuar në spitalin e Traumës në Tiranë.
 
Peca është arrestuar për veprat penale "Plagosje e rëndë me dashje", dhe "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta".
 
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale " Plagosja e rëndë me dashje", dhe "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta", parashikuar nga nenet 88 dhe 279 të Kodit Penal.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com