KUKES- Rrethi Kukës e Has prej 12 orësh vuajnë mungesën e energjisë elektrike për shkak të një defekti në linjën e transmetimit 110 KV të Fushë-Arrëzit.

Korrespondenti i Tv A1 Report dhe Shqiptarja.com Bekim Lekica kontaktoi me degën e CEZ në Kukës të cilët kanë shpjeguar se linja e transmetimit është dëmtuar për shkak të një stuhie bore.

Prej dy ditësh dëbora ka mbuluar gjithë zonën verilindore. Trashësia e dëborës në qytetin e Kukësit ka arritur në 30 cm ndërsa fshatrat e thella si Arrën, Galicë, Grykë-Çaj Zapod, Lekbibaj, Shishtavec janë të bllokuara.

Gjatë orëve të natës ka pasur vështirësi të lëvizjeve të automjeteve dhe në Rrugën e Kombit, për shkak të ngricave dhe dëborës. Falë borëpastrueses aksi është mbajtur i hapur por policia i bën apel drejtuesve të lëvizin me zinxhir
(sg/shqiptarja.com)