KUKËS-Pas një debati në familje një 16-vjeçar ka tentuar që të vrasë me armë zjarri babanë e tij.
 
Sipas policisë së Kukësit, mbrëmë adoleshenti me inicialet A.Sh. 16 vjeç, banues në fshatin Bardhoc pas sherrit ka tentuar të vrase me armë zjarri pushkë, babanë e tij.
 
Ndërkohë pas të birit dhe vetë babai Krenar Shahu 40 vjeç është arrestuar nga policia për armëmbajtje pa leje.
 
Në shtëpi iu gjet një armë zjarri tip pushkë, 5 krehëra me 70 copë fishekë, pa leje.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale”Vrasja me dashje, mbetur në tentative” dhe Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 76 e 22, 278/1  të K.Penal.


dy.b/shqiptarja.com