Rreth 73 kg lënë narkotike e llojit kanabis është sekuestruar ditën e djeshme nga një operacion i policisë në Kukës.
Gjatë këtij aksioni është bërë i mundur edhe arrestimi në flagrancë i shtetasve Shaqir Duraku, 39 vjeç, banues në fshatin Morin, Kukës si dhe Albulena Berisha, 22 vjeçe, banuese në Prizren, Kosovë.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz”, me targa AA 448 OZ, me drejtues mjeti shtetasin Shaqir Duraku dhe pasagjere shtetasen Albulena Berisha, në pjesën e bagazhit, u gjetën dhe u sekuestruan 73 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 73 kg lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva si dhe automjeti tip “Benz”, me targa AA 448 OZ .

(Droga e sekuestruar në Kukës)
Kapen edhe 5.43 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa
Po gjatë ditës së djeshme Specialistët për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, finalizuan me sukses një tjetër operacion anti-drogë të koduar " Meteor", ku u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
1-Alban Ibra, 39 vjeç , banues në fshatin Liqen i Kuq, Has.
2-Ismail Ibra, 55 vjeç, banues në fshatin Liqen i Kuq, Has.
Arrestimi i shtetasve u bë pasi mbi bazë e informacioneve të marra në rrugë operative se në automjetin tip " Benz", me targa AA 940 FY, ka lëndë narkotike, janë organizuar shërbimet ku u bë e mundur ndalimi i mjetit me drejtues shtetasin Alban Ibra.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz”, me targa AA 940 FY, u gjetën dhe u sekuestruan 5.13 kg, lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Ismail Ibra, në magazinë u gjetën 300 gr lëndë narkotike si dhe 25 fishek luftarak, pa leje.

(Automjeti ku u gjet sasia e lëndës narkotike)

(Sasia e lëndës narkotike e sekuestruar në Kukës)
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com