Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu është ndalur në takime elektorale në verilindje të vendit ku ka përcjellë mesazhet e tij për banorët e këtyre zonave duke i ftuar të votojnë alternativën e djathtë.
Mediu tha se pazaret politike nuk janë rruga që duhet për të bërë shtet, por këtë e garanton një opozitë me integritet e që ka ofertë konkrete për qytetarët. Nga Kukësi, zoti Mediu ftoi qytetarët të ndëshkojnë pazaret politike që bëhen në dëm të tyre.
Kryerepublikani u ndal edhe në Has në takimet elektorale në këtë zonë, ku gjatë fjalës së tij theksoi se 21 qershori është datë vendimtare për t`i thënë jo të keqes. Mediu i ftoi banorët e Hasit që të votojnë numrin 13 të Partisë Republikane dhe kandidatët e opozitës në këto zgjedhje.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO
pazareve politike, votë për punën">