Kukës, hetim penal për një 45-vjeçar nga Kosova, tentoi të fuste nga Morina 24 900 euro të padeklaruara

Kukës, hetim penal për një 45-vjeçar nga Kosova, tentoi të fuste nga Morina 24 900 euro të padeklaruara

Paratë e sekuestruara

Një shtetas nga Kosova tentoi të fuste nga Pika Kufitare e Morinës 24 900 euro të padeklaruara.

Ndaj I.Z., banues në Lipjan të Kosovës, ka nisur një hetim penal, teksa paratë u sekuestruan. 45-vjeçari teksa hynte në Shqipëri nga Kosova me automjetin tip ‘Benz’ është kaluar në vijën e dytë për kontroll të detajuar.

Nga kontrolli fizik iu gjetën rreh 24 900 euro që po tentonte t’i fuste në Shqipëri pa i deklaruar konform ligjit.

Ndaj tij ka nisur hetimi penal në gjendje të lirë për veprën penale të mosdeklarimit në kufi të të hollave dhe sendeve me vlerë.

'Nga kontrolli fizik, këtij shtetasi iu gjetën rreth 24 900 euro që po tentonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.     

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin kosovar I. Z., 45 vjeç, banues në Lipjan, Kosovë, për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë".', thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e parave.  

Materialet proceduriale i janë kaluar Prokurorisë.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Detaje të reja/ Arrestimi i Drejtorit të IMT-së Kurbin se lejuan ndërtimin e kompleksit të Gëzim Çelës në Patok

Detaje të reja/ Arrestimi i Drejtorit të IMT-së Kurbin se lejuan ndërtimin e kompleksit të Gëzim Çelës në Patok