Basha mbetet kryetar i PD-së në regjistrin e partive! Gjykata e Tiranës s'pranon kërkesën e Bardhit për çrregjistrim

Gjykata Civile e Tiranës rrëzoi sot (30 prill 2024) kërkesën e Gazment Bardhit dhe disa deputetëve të tjerë për çregjistrimin e Lulzim Bashës si kryetar i Partisë Demokratike zyrtare. Vendimi u dha nga gjyqtari Gentjan Marku, i cili argumentoi se Këshilli Kombëtar i thirrur në korrik nga Bardhi, nuk legjitimohet. Përmes vendimit, Marku qartësoi arsyet e vendimit.

"Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike nuk legjitimohet t’i drejtohet gjykatës me kërkesë sipas objektit sepse: Së pari, nuk gëzon legjitimitet procedural. Së dyti, edhe sikur të ishte në cilësinë e përfaqësuesit, dispozitat statutore të Partisë Demokratike nuk i kanë dhënë të drejtë përfaqësimi. Së treti, e theksoj, edhe në raport me gjykatën' lexoi vendimin gjyqtari. 

Vendimi u mirëprit nga Partia Demokratike. Përfaqësuesi ligjor, Indrit Sefa, e cilëson unison me vendimin e Gjykatës së Lartë për çështjen e vulës, e cila e riktheu pak javë më parë çështjen në Apelin e Tiranës. 

"Vendimi i marrë sot nga Shkalla e Parë është në frymën e vendimit të dhënë nga Gjykata e Lartë. Pra, ky vendim ka përcaktuar që asnjë organ tjetër, përveç kryetarit të partisë, nuk është legjitim për t’iu drejtuar gjykatës me kërkesa për ndryshime statutore"  tha Sefa.

Procesi gjyqësor zgjati prej disa muajsh, pasi ishte në pritje të një vendimi në Gjykatën e Lartë për vulën. Kur gjyqtari Marku kishte në dorë vendimin përfundimtar të Gjykatës së Lartë mori vendim për të mos legjitimuar kërkesën e Bardhit. 

Në këtë mënyrë Basha mbetet kryetari i PD-së në regjistrin e partive.

Partia Demokratike zyrtare, më herët, nuk e njohu mbledhjen e Këshillit Kombatër nga Gazment Bardhi dhe e akuzoi atë për falsifikim dokumentesh.

Lufta 3 vjeçare brenda PD-se

Përplasja brenda në Partinë Demokratike vijon prej 9 shtatorit të vitit 2021, kur Basha la jashtë grupit parlamentar ish kryeministrin Berisha, për shkak të vendimit të autoriteteve amerikane për të përcaktuar zotin Berisha në listën e zyrtarëve të përfshirë “në korrupsion në nivel të lartë”, e për pasojë duke mos lejuar më hyrjen e tij dhe familjes së tij në territorin e Shteteve të Bashkuara. 

Ish kryeministri, i cili aktualisht ndodhet në hetim nën masën e sigurisë  'arrest shtëpie' për korrupsion lidhur me aferën e privatizimit të kompleksit 'Partizani' ndërmori menjëherë lëvizjen në bazën e partisë duke krijuar grupin e Rithemelimit.

Më 11 dhjetor 2021 Berisha thirri Kuvendin. Lëvizjet e ish kryeministrit nuk u njohën nga Basha, i cili po ashtu thirri një tjetër kuvend të demokratëve një javë më pas, më 18 dhjetor, duke ju kundërvënë zotit Berisha.  Përplasjet mes palëve u acaruan deri në konfrontime brenda selisë, dhe ato kulmuan në 8 Janar 2022, kur ish kryeministri dhe ,mbështetësit e tij tentuan të marrin me forcë selinë e partisë. Ky moment shënoi 'ndarjen përfundimtare'

Në marsin e vitit 2022 gjyqtari i Gjykatës së Tiranës Agron Zhukri quajti të ligjshëm Kuvendin e Berishës, vendim që u rrëzua nga Apeli një vit më pas, marsin e vitit 2023. Ndërsa Gjykata e Lartë vendosi rikthimin e shqyrtimit në Apeli, aty ku aktualisht ndodhet, për t’u vendosur përfundimisht fati i partisë më të madhe opozitare në vend. 

Ndërkohë më 27 korrik 2023 i Gazment Bardhit mblodhi online  Këshillin Kombëtar   ku u mor vendimi për të pezulluar funksionin e Kryesisë së PD, pasi sipas Këshillit që prej datës 6 qershor 2023, kur u vendos edhe hapja për garën për kryedemokratin e ri, kishte  marrë vendime në shkelje të statutit.

Grupi i Gazment Bardhit  anuloi zgjedhjet e 29 korrikut, por përkundër kësaj, krahu i Bashës vijon procesin duke i cilësuar veprimet e Bardhit anti-statutore. Dy ditë më pas ne PD zyrtare zgjedhjet u mbajten.  Çështja përfundoi në Gjykatën e Tiranës, me kërkesë të Bardhit për të hequr emrin e Bashës nga regjistri i partive politike. Nga ana tjetër, Kryesia e partisë i hoqi vulën Bardhit dhe ia kaloi sekretarit Ligjor, Indrit Sefës.

 Me 29 korrik 2023 Lulzim Basha u rikthye në krye të Partisë Demokratike të Shqipërisë (PD) duke marrë 16.196 vota, ndërsa rivali i tij, Gjergj Hani 1.657.

Sot një vit më pas, Gjyqtari i Tiranës Gentjan Marku mori vendimin për të rrëzuar kërkesën e Bardhit dhe të mos të legjitimojë Këshillin Kombëtar të thirrur nga ai në korrik 2023. Tashmë pritet vendim i Apelit për çështjen e vulës, proces gjyqësor i cili pritet të përcaktojë përfundimisht kujt i përket Partia Demokratike.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tironci: 30/04/2024 13:42

    Tashti shpetoi PD qe e mori luli prap ta coi prap neper fitore si gjthm, tani u shkri PD

    Përgjigju
  • e drejta: 30/04/2024 13:27

    PO TANI MOJ GAZMENDA?.....

    Përgjigju
    • Partia: 30/04/2024 14:19

      Sa shquhemi per racizëm ne shqipot.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës