Prej vitesh fermerët që kultivojnë kulturën bujqësore të patates në Kukës nuk janë ndihmuar qoftë për tregun por edhe sa i takon subvencioneve nga ana e institucioneve përkatëse.
Për t’iu ardhur në ndihmë, pritet që sezonin e ardhshëm Ambasada e Turqisë në vendin tonë të nisë një projekt që ka për synim mbështetjen e tyre.
Për këtë ata kanë zhvilluar edhe një takim sot me Bashkinë e Kukësit, ku i kanë kërkuar bashkëpunim edhe këtij institucioni për t’iu ardhur në ndihmë fermerëve, kryesisht të zonës së Shishtavecit, Topojanit, Zapodit, Bushrtricës etj.
Ambasadori i Turqisë, ka thënë se, “Republika e Turqisë ka dhënë ndihma për Bashkinë e Kukësit në disa drejtime. Për këtë vit dhe vitin e ardhshëm ne kemi ndërmend që të investojmë në një projekt që ka për synim ndihmën ndaj fermerëve të patates. Nga Turqia ka ardhur një delegacion teknik për këtë çështje dhe bashkëpunimi do të nisë sezonin e ardhshëm”.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com