Kukës, shuhet ëndrra universitare
mbyllet pas nëntë vitesh filiali i UT-së

Kukës, shuhet ëndrra universitare<br />mbyllet pas nëntë vitesh filiali i UT-së
Pas nëntë vitesh funksionimi, filiali i Universitetit të Tiranës në Kukës është mbyllur.

Duhet të ishte dita çelur viti i ri akademik 2016-2017, por fatkeqësisht autditoret e filialit janë bosh pa studentë të rinj.

Mbyllja e filialit sipas studentëve është një humbje e madhe ekonomike dhe akademike  jo vetëm për Kukësin, por edhe për rajonin verli-lindor.

Ka shumë studentë që nuk kanë mundësi që ta vazhdojnë shkollën në Tiranë. Gjendja ekonomike e tyre është e ulët. Ne kemi bërë kërkesa brenda fakultetit dhe jashtë por kërkesat tona nuk u morën parasysh. Ky filial ka qenë një mundësi shumë e mirë për të gjithë kuksianët” tha një studente.

Një tjetër shtoi se, “Auditori është i mbyllur dhe kjo është një gjë shumë e keqe për ekonominë e Kukësit dhe jetën universitare të çdo studenti. Shumë studentë kanë mbetur pa shkuar në shkollë dhe shkak është bërë niveli ekonomik i familjeve të tyre”.

Mbyllja e filialit të Universitetit të Tiranës  në fakt ishte paralajmëruar nga Ministria e Arsimit dhe Qeveria shqiptare, në fillim të vitit akademik 2014-2015,duke mos dhënë kuota për vitin akademik 2014-2015 dhe për vitin akademik 2015-2016. 

Por për pedagogët dhe vendorët e Kukësit, kishte shpresa për rihapjen e tij për shkak të kërkesave të shumta drejtuar Qeverisë, cilësinë dhe kuotës së lartë të pikëve për pranimin e studentëve.

Unë e quajt fatkeqësi mbylljen e filialit të Universitetit të Tiranës në Kukës. Sot duhet të ishte një ditë e gëzuar e me gjallëri por është një ditë e zymtë për filialin e Universitetit të Tiranës në Kukës” tha Bekim Lekica, pjesë e administratës së këtij filiali.

Numri i studentëve që vazhdonin studimet pranë këtij filiali kapte shifrën 1100 në degët Ekonomi, Infermieri dhe Gjuhë e Huaj para se të dilte urdhri nga Ministria e Arsimit dhe Sportit për mbylljen e tij.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital