Restoranti "La Lanterna" në Venezia të Italisë në pronësi të dy vëllezërve Shqiptarë nga Kukësi përdorej për të kamufluar shpërndarjen e kokainës për klientët VIP.

Në këtë konkluzion kanë arritur hetuesit të cilët për më shumë se 1 vit kanë hetuar grupin e trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës ku bënin pjesë dhe dy vëllezërit Shqiptarë.

Gazment dhe Azem Tahiraj u arrestuan së bashku me 7 të tjerë pjesë e klanit mafioz Ndrangeta në Italinë e Veriut.

azem tahiraj me logo
Azem Tahiraj
gazment tahiraj me logo
Gazment Tahiraj

Për të humbur gjurmët anëtarët e këtij grupi e fshihni drogën midis porosive nw kamionët frigoriferik ku porosisnin fruta të ndryshme për restorantin e vëllezërve Tahiraj dhe bashkëpunëtorëve në zonë.

la lantena venezia tahiraj me logo
Azem Tahiraj ne banakun e restorant "La Lanterna"

la lantena venezia tahiraj me logo

Policia italiane ka njoftuar palën shqiptare nëpërmjet Prokurorisë së Krimeve të Rënda ku kërkon të verifikohen në Shqipëri pasuritë e vëllezërve Tahiraj dhe familjarëve të tyre, pasi dyshohet se një pjesë e fitimeve nga droga janë investuar jashtë Italisë.

Nga kamerat e vëzhgimit të vendosura në magazinën ku vinte kokaina agjentët e Guardia di Finanzia kanë arritur të zbulojnë dhe rrjetin e trafikut si dhe rolet e tyre.