Përbërësit:
- 450-500 gr miell
- 1 lugë çaji sodë buke
- 1 lugë çaji kripë
- 100 ml vaj ulliri
- Ujë i vakët
Përgatitja:
Në një tas përziejmë miellin me sodën dhe kripën. Shtojmë vajin e ullirit dhe hedhim ujin pak nga pak duke e përzier derisa të krijohet një brumë i butë. E punojmë lehtë me dorë dhe i japim formë të rrumbullakët. Vendosim brumin në tavë të lyer me pak vaj. Sipër bëjmë prerje të lehta me thikë ose pirun dhe e pjekim në 200°C derisa të marrë ngjyrë të artë.
Komento
Komente











