Anëtari i Këshillit Mbikqyrës Dhori Kule, gjatë dëshmisë së tij në prokurori ka akuzuar ish-guvernatorit Adrian Fullani se kishte lënë vakant për një kohë të gjatë postin e zv/guvernatorit të BSH. Sipas dëshmisë së Dhori Kules, ky i fundit i kishte kërkuar në një takim informal ish-guvernatorit Fullani, se duhet të përzgjithte një emër nga anëtarët e Këshillit Mbikqyrës. Nga ana tjetër, Fullani i është përgjigjur se kishte preferuar Adrian Civicin por ky i fundit nuk kishte pranuar këtë detyrë.Më pas sipas Kules, Fullani e ka neglizhuar duke e lënë vendin vakant deri në këtë fazë.
/Shqiptarja.com









