Tërmeti i rënë një ditë më parë, përveç bilancit tragjik të viktimave, ka shkaktuar edhe dëme materiale e kulturore.
Në kalanë e Krujës dëme të mëdha ka marrë Kulla e Sahait. Kjo kullë historike, është ndërtuar në shekullin e 12 dhe i është nënshtruar një rikonstruksioni në shekullin e 17.
Ndërkohë tek ky objekt një ekip i monumenteve të kulturës kanë bërë vëzhgimin e situatës dhe nga gjendja, Kulla e Sahatit është shpallur objekt në rrezik shembje. Kështu zona është rrethuar me shirit për të kufizuar afrimin e turistëve që mund ta vizitojnë.
Lajmi kryesor:
DJE/ TË GJITHA ZHVILLIMET minutë pas minute nga operacionet për nxjerrjen e trupave në Durrës dhe Thumanë (VIDEO)
