Kulla “Eiffel” e rikrijuar me karrige
të kuqe në ditëlindjen e 125-të të saj

PARIS- Turistët që erdhën për të parë të ashtuquajturën “Puthja e diellit” në kullën “Eiffel”, u habitën teksa gjetën një instilacion që u vodhi shfaqjen e mëngjesit. Në pjesën përballë kullës “Eiffel” ishte krijuar një imitim i kuq i saji realizuar me 324 karrige druri, në nder të ditëlindjes së 125-të të objektit historik.
 
Qyteti i Parisit pranoi të mirëpriste skulpturën e pazakontë pranë monumentit që e inspiroi atë dhe CEO i kompanisë ndërtuese që realizoi instilacionin u shpreh se “babai” i kullës së vërtetë i cili është kritikuar shumë për veprën e tij, do ta kishte vlerësuar shumë këtë krijim të ri në miniaturë.
 
Ai tha se ishte i bindur se Gustav Eiffel i cili mendonte se vetëm hekuri ishte materiali i ideve do të kishte mbetur shumë i kënaqur nga realizimi në dru i idesë së tij, e cila pavarësisht kritikave të shumta është pranuar ndërkombëtarisht duke u kthyer në një identitet të Parisit.
 
Turistët e ardhur nga e gjithë bota mbetën të mahnitur nga rikrijimi i kullës pasi sipas tyre, e vendosur përballë kullës së vërtetë “Eiffel” krijon kontrast, dhe së bashku krijojnë një lloj uniteti të këndshëm për syrin.
 
Instilacioni do të qëndrojë në parkun publik të Sheshit të Marsit me pamje nga kulla “Eiffel” deri më 7 korrik dhe do të transferohet më vonë në një vend ende të papërcaktuar të qytetit.

Redaksia Online
(Suada Barjaktari/e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Interi propozon shkëmbimin e Kristjan Asllanit me talentin e Serie A

Interi propozon shkëmbimin e Kristjan Asllanit me talentin e Serie A