Kjo kullë 105 vjeçare monument kulture i kategorisë së parë ndodhet në fshatin Ishull-Lezhë të Lezhës. E ndërtuar me mur guri dhe arkitekturë të veçantë nga Ded Zefi, është ruajtuar dhe mirëmbajtur nga pasardhësit e tij.Por pavarësisht vëmendjes së vazhdueshme nga familjaret, kulla ka nevojë për ndërhyrje dhe restaurim.
Në territorin e Bashkisë Lezhë numerohen rreth 200 kulla të vjetra, me vlera të jashtëzakonshme historike.
Në këtë kuadër janë hapur thirrjet për programin “Rijetëzimi i Kullave”, një iniciativë e përbashkët ndërmjet Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe Giz në Shqipëri.
Qëllimi i këtij projekti është të mbështesë ruajtjen, dokumentimin dhe aktivizimin e Trashëgimisë Kulturore në zonat rurale të Shqipërisë, duke e kthyer trashëgiminë historike të kullave në një burim zhvillimi ekonomik, turistik dhe identitar për komunitetet lokale.
Të dhënat mbledhura në këtë fazë të parë të projektit do të shërbejnë si bazë për hartimin e një programi të integruar për restaurimin dhe promovimin e kullave si pasuri të trashëgimisë kulturore.
Komente











