TIRANE-Për Edvin Kullurin, ish-anëtarin e Këshillit Kombëtar të PD-së, Lulzim Basha nuk është një lider perëndimor, por një drejtues që nuk mban përgjegjësi për asnjë nga humbjet që ka pësuar partia në udhëheqjen e tij, madje ka larguar një mijë demokratë si fajtorë. Ai thotë se Basha kërkon marrëveshje bashkëqeverisje me kryeministrin Edi Rama edhe pse nuk ka asnjë deputet në Kuvend, por shton se një gjë e tillë nuk do të ndodhë kurrë.
"Ne 6 vite te drejtimit te PD nga Lulzim Basha kane mbajtur pergjegjesi per humbjet ne 2013, 2015, 2017 duke u larguar nga drejtimi i grupseksioneve, degeve dhe grupi parlamentar, pothuaj 1 mije demokrate! Cdo rezultat elektoral humbes prej 2013 ka shkaktuar pergjegjesine permes largimit nga pozicionet anetare kryesie ne dege, anetare kryesie qendrore, deputete(qe u perjashtuan nga riorganizimi i 2014), qindra kryetare grupseksionesh, kryetare dege, nenkryetare dhe sekretare(nuk ju lejua rikandimi ose kandidimi ne pozicione me te larta), kryetare degesh ku humbem(disa te tjere qe humben nuk u larguan, ndersa disa te tjere ne bashki fituese u larguan po njesoj?!?!), ndersa “Kryetari i Madh” i PDSH nuk mban asnje pergjegjesi! Kryetari yne i Partise nuk mbajti pergjegjesi si minister apo kryetar i Bashkise se Tiranes dhe deputet(te tjeret po pervec atyre qe i rrijne ne paradhome), as si Kryetar i Partise ne 2015 dhe as ne 2017 ku pesuam humbjen me te rende ne 26 vite!
Kurse tani qe humbem zgjedhjet ne tavoline per shkak te bojkotit, jo vetem qe “shpalli fitoren me 85%”(ky zoteria e di se si fituam), por kerkon dhe te ulet ne tavoline per marreveshje me Ramen a thua se kemi qofte edhe 1 deputet ne kuvend per te miratuar ate qe do prodhoje marreveshja!!!! Pra me pak fjale, “demokracia perendimore e Bashes” ka prodhuar nje parti me nje kryetar qe s’mban asnje pergjegjesi per humbjet dhe deshtimet e renda(cadra, djegia e mandateve, protestat, bllokimi i 30 qershorit), dhe u a shkarkon pergjegjesine kujtdo tjeter! Pra i kerkon Rames pergjegjesi per keq-qeverisjen qe ne fakt eshte qeverisje katatrofike, ndersa vete ben te njejten gje!
Ky model i Udheheqesit Absolut mund te jete cdo gje, por vetem perendimor nuk eshte! P.S. po ti vish botes verdalle drejt perendimit, edhe Kuba, Korea e Veriut, Siria, Azia Qendrore ne perendim ndodhe gjeografikisht! Po te mendosh si politikan perendimor dhe jo si “gjeograf”, mban pergjegjesi vete dhe hap debat ne parti se ku po e con Partine Demokratike! Por mesa duket nuk degjon fare nga veshi perendimor por “ve kompasin” per ti mveshur pergjegjesine te tjereve dhe i largon, telendis, tall dhe u humbet vite jete, shprese, pasion, ambicie vetem qe te qendrosh “maje kalit” i rrethuar nga sherbetoret e tu besnike qe presin me gezim nje vend pune nga marreveshja me Ramen per bashkeqeverisje, qe ne fakt s’do ndodhe me KURRE" shkruan Kulluri.
I ftuar pak ditë më parë në studion e Report Tv, Kulluri zbuloi se si do të funksionojë lëvizja 'Basha ik' dhe cili është qëllimi i saj kryesor. Ai tha se kjo lëvizje ka nisur si rezultat i zhgënjimit të demokratëve nga kreu aktual i PD-së, Lulzim Basha, i cili gjithashtu theksoi se ky i fundit aktualisht ka mbështetjen më të vogël që ka pasur në histori një kryetar partie, duke listuar dështimet e tij të njëpasnjëshme në drejtimin e PD-së për 6 vite më radhë, ku ndër më kryesorët është djegia e mandateve dhe bojkoti i 30 qershorit.
Basha a pjerdh krejt
Përgjigju