Kulluri në Report Tv: Në 25 prill do garoj përballë Ramës e Bashës si pjesë e një force politike! Fatkeqësi për vendin nëse kryetari i PD-së zgjidhet kryeministër

TIRANË- Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Edvin Kulluri ka deklaruar do të garojë përballë kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha në zgjedhjet e 25 prillit, si pjesë e një force politike. Se cila do të jetë kjo forcë politike nuk ka dhënë emër, por thekson se do të jetë një alternativë që përfaqëson vlerat e së djathtës, për cilat akuzon Bashën se në drejtimin e tij i ka zhdukur. I ftuar në studion e Report Tv, Kulluri tha se tashmë e ka marrë vendimin.

"Jam i bindur që e djathta do ketë alternativë të tjera përveç atyre që janë bërë publike. Unë e kam marrë vendimin që do jem përballë Ramës dhe Bashës në një lëvizje politike, jo për një vend pune. Mendoj që lidershipi është problemi, partitë drejtohen për të përcaktuar vijat politike që fillojnë me ide e programe. Sot PD përfaqëson vlerat më të këqija të PD në 30 vite, mediokritet, mbyllje, prishje të debatit. Kjo parti nuk reflekton nga gabimet. PD e ka të provuar që nëse nuk dëgjon, apo nuk hapet", ka thënë Kulluri i cili shprehet i bindur se në këto zgjedhje demokratët do të hyjnë të cunguar, pikërisht se "kritikat nuk janë marrë parasysh".

Nisur nga fakti që brenda demokratëve nuk ka debat, një mendim ndryshe, Kulluri e sheh jo shpresëdhënëse hapjen e listave 100%. "Në PD s'ka debat të brendshëm, atëherë ç'kuptim ka listat e hapura, ndryshon renditja e mediokërve, por jo mediokëritë që do të futen në Kuvend", ka thënë ai përballë gazetarit Andi Kapxhiu.

Komisionin e ngritur për vlerësimin e kandidatëve të PD, Kulluri e konsideron si një strukturë që Basha e ka ngritur për të hequr përgjegjësitë nga dështimi në zgjedhje.

"Tani është vonë, nuk ka më shpresë që PD të ndryshojë. Të 5 personat, janë njerëz që kur ne kemi bërë beteja në PD, nuk kanë qenë aty. Ruli ka thënë gjëra të rënda personale për drejtim të PD dhe është rikthyer pa thënë asgjë, që do të thotë se janë pazare. Si mund të më kërkojë mua formularin, për një vend punë? PD mua më njeh mua prej disa vitesh.  Duhet të kishte garë. Janë plotësuar 4000 formularë, këtij 4000 mijë nuk i dalin në miting. 3000 u kanë kthyer përgjigje negative, njoh njerëz që i plotësonin kriteret, por s'i kanë marrë dhe ka zero transparencë.

Basha përmes këtij komisioni nuk po merr përgjegjësinë që i takon. Në 2017 nuk u largua, tani ia ka deleguar përgjegjësinë 5 njerëzve. Kush i ka zgjedhur këta persona?. Pra karriera ime varet nga Besnik Mustafa? Pra ai po përdor këto për të larguar Edvinin e me radhë. Janë 36 mijë faqe, e 5 vetë i kanë lexuar për 5 muaj? Kjo është qesharake", tha ai, teksa ka pasur edhe një përgjigje për një prej anëtarëve të këtij Komisioni, Mark Marku, i cili në një intervistë në "Pa Protokoll" tha se "kritikët" e Bashës do bëhen "lavdërues" kur ai të vijë në pushtet.

"Çështjet e PD me Bashën, janë çështje e tyre, jo e jona, Në ndodh cudia dhe Basha bëhet kryeministër do ishte fatkeqësi në këtë vend dhe do jetë Marku që do të na kërkojë falje", tha ai.

Kullur flet për një bashkëpunim mes Ramës dhe Bashës dhe për këtë të fundit referohet lajmit të publikuar më herët nga Shqiptarja.com që mban titullin " Basha ankohet për krizë, sekretarët e PD ndajnë dhjetëra mijëra euro fitim me kompanitë e tyre, kupola blu tendera, pallate e biznese në lulëzim.

"Jozefina Topalli, Edvin kulluri, Edit Harxhi është shitur te Edi Rama? Si qenkemi shitur ne kur paratë e reklamave i merr Basha, ku gjysma e PD merr tendera nga kjo qeveri, e kam lexuar te lajmi këtu në Report Tv. Cili familjarë i imi merr tendra të qeverisë? I ka Basha në pushtet, këto janë bashkë", tha Kulluri, një përgjigje kjo për ata që thonë se "është shitur te Rama".

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Akrepi: 12/09/2020 19:13

    C'dokush eshte ne te drejten e tij per te folur apo dhene mendime . Problemi eshte se kur akuzon nje kolektiv , ose dote keni fakte te pa mohushme ,ne te kundert , lexuesit dote quajn dallaveraxhi e megalloman , ku vesi do te te zhduket nga fundi i jetes .

    Përgjigju
  • Haha: 12/09/2020 15:57

    Basha K*rminister

    Përgjigju
    • e vertete: 12/09/2020 16:04

      Ske faj o mik, se i tille duket koke e kembe ky rilindasi jot sot, dhe ti je aq e zgjuar dhe i mprehte sa kujton se te gjithe ca do vine me pas do jene si ky.

  • Kullur: 12/09/2020 13:49

    E di sa ka pare historia si ty more djalosh !!! Me qindra spo them mijera. Ti dil si te duash, e me ke te duash, po ne thelb nuk perfaqeson asgje, thjesht nje kalimtar i rastit pa asnje brume.

    Përgjigju
  • Miku i Eliones: 12/09/2020 13:47

    Ik o dukaqot legen ik. Me cfare parash do e krijosh partine me ato te trafikut te armeve apo me rryshfetet qe merrje per nje vend pune? Ik o kelysh rrahur i Ylli Spangos dhe Arben Imamit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja