Kulluri në Report Tv: Nëse Basha humb zgjedhjet të mos dalë më nga shtëpia! Është një kostum bosh pa substancë e bindje politike, s'bën për kryeministër

Edvin Kulluri, ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, një nga kritikuesit më të mëdhenj të kryedemokratit Lulzim Basha ka bërë një deklaratë të fortë ku tha se nëse Basha humb edhe zgjedhjet e 25 prillit ai nuk duhet të dalë më nga shtëpia dhe as mos ta çojë ndërmend që të shfaqet fizikisht në PD. I ftuar në një intervistë për Report Tv, Kulluri është treguar i ashpër me Bashën duke thënë e ai është një person që nuk ka substancë  ideologjike dhe bindje të qarta politike pasi nuk beson në asgjë duke e konsideruar si një kostum bosh.

“Deklaratat Basha i ka mbresëlënëse, faktet i ka kostum bosh siç është vetë. Jemi bërë si partia komuniste në Kinë ku të gjithë ngrënë dorën dhe duartrokasin kryetarin. Basha sot nuk ka problem imazhi, por problem substance. Si mundet kryetari i  një partie të djathtë të jetë i lumtur për fitoren e Albin Kurtit në Kosovë që është një marksist. Kjo tregon se zotëria nuk ka një thelb politik  nuk beson në asgjë, nuk ka një qasjen e veten politike. Mungesa e një substance ideologjike dhe qëndrimeve të qarta politike tregon se thelbi i lidershipit dhe ekipit që nuk e ndihmojnë e bëjnë që zgjedhjet e 25 prillit të kenë shumë pikëpyetje se sa një fitore të mundshme të së djathtës’, tha Kulluri.

Ish anëtari i kryesisë së PD tha se nuk beson se djathta do të fitojë zgjedhjet e 25 prillit dhe kjo për shkak se PD nuk është më në gjendjet të ofrojë një alternativë të besuar dhe se humbjet e njëpasnjëshme të Bashës gjatë këtyre 8 viteve kanë bërë që PD të ketë humbje të mëdha votash duke filluar nga 2009. A do  jetë Basha në gjendje të rifitojë sërish këto vota? Për Kullurin kjo nuk do të jetë e mundur pasi oferta e PD është e pamjaftueshëm dhe se Basha nuk ka mbajtur kurrë përgjegjësi për dështimet e tij.

“Unë e dua një fitore të së djathtës po aq sa e do një demokrat dhe s’kam votuar kurrë për të majtën por nuk e shoh fitoren e PD-së. Pamundësia për të dalë në një alternative të besueshme për shkak të dështimeve të njëpasnjëshme në këto 8 vite duke filluar nga reforma në drejtësi, ajo territoriale, zgjedhjet  e 2017 , bojkoti i 2019, djegia e mandateve, futja në komisionin elektoral, veprimet që ka bërë në përzgjedhjen e kandidaturave që është false si buzëqeshja e Bashës, kjo bën që shqiptarët.... shqiptarët nuk janë popull në një listë, por kanë votuar mirë përgjithësisht. Nga pikëpamja e substancës ideologjike e shoh ofertën e PD të pa mjaftueshme për të thirrur ata 300 mijë vota që i ka humbur që nga 2009 dhe mosmbajtja e përgjegjësive të këtij zotërisë për 4 humbje rresht. Nëse Basha humb zgjedhjet nuk duhet të dalë nga shtëpia dhe të shkojë në PD.  Sot Basha nuk duhet të ishte kandidat për kryeministër për të gjitha arsyet që u thanë me datë 26 nuk duhet ta çojë ndërmend dorëheqjen por nuk duhet të paraqitet fizikisht me në PD. Nuk e di si do të dalë nga shtëpia”, tha Kulluri.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vera: 18/02/2021 00:48

    C'FARE MUND TE presesh nga nje dibron pa din e pa imon...ashtu eshte o kullur..

    Përgjigju
  • Ben Tironi: 17/02/2021 21:02

    Cfar shtepie mor jahu? Ai duhet zhduk nga faqe e dheut... ende ne teshat e mia kam njollat e gjakut te gazetarit Mahmutaj qe u qellua nga ata me urdher te tij dhe kapo shpellar Berish

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja