Kulluri për Report TV: Sjellja e Metës ishte e papranueshme, nuk e di çfarë bënte atje! Basha në Kavajë, qesharak

‘Ishte një sjelljë e papranushme’, kështu ka deklaruar ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Edvin Kulluri, teksa i referohej sjelljes së presidentit Ilir Meta, ditën e sotme kur u fut me dhunë në zyrën e FRD-së dhe kërcënoi efektivët e policisë bashkiake.

Në një intervistë për Report Tv, Kulluri tha se ishte i habitur se çfarë donte presidenti në zyrat e FRD-së, ndërkohë që shtoi se kjo gjë mund të zgjidhet në gjykatë dhe vendoset se cila palë ka të drejtë. Kulluri tha më tej se jam shumë i zhgënjyer me fushatën elektorale, teksa nënvizoi setë tre krerët politik në Shqipëri janë për psikiatri.

'Kjo është e papranueshme! Kemi një president formal. Nuk është çështja tek dhuna, çështja është se presidenti nuk ka pse të jetë në atë ambient. Nuk e di kush ka të drejtë, por presidenti nuk ka pse të jetë aty! Sali Shehu nuk është akoma kryetar i partisë. Është një çështje pasi ankohet subjekti tek isntiucioni ka gjykata ky vend. Do të ishte e parapranushme sikur kryetari i partisë të reagonte ashtu. Nuk e di se çfarë po bën atje, jo më të bënte këtë sjellje. Jam shumë i zhgënjyer me fushatën elektorale. Kjo e sotmja i ka vënë kapakun mënyrës si ka nisur dhe si do të përfundojë kjo fushatë. Këto janë të gjithë për psikiatri, unë nuk shoh asnjë normal në mënyrën sesi veprojnë dhe silent. E pranojnë të treja palët vetë që janë subjekt i një komisioni mjeko-ligjor.'- tha Kulluri.

Po ashtu duke ju referuar mitingut elektoral të kreut të Partisë Demokratike një ditë më parë në Kavajë, Kulluri ironizoi duke u shprehur se Bashës po i dukej vetja si Azem Hajdari në bitet 90’, tërësisht qesharak.

‘Lulzim Bashës i duket vetja si Azem Hajdari i ’91 dhe ishte një veprim qesharak. Është e pamundur që të bësh fushatë dhe mos t  takosh njerëzit, për mua duhet të ishin shtyrë zgjedhjet.  Të bësh ato shfaqje është komike, nuk bëhesh dot lider me 150 vetë dhe me kamera nga poshtë. Kjo është absurd, kjo nuk ka të bëjë me politikën.’- tha Kulluri.

M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Haha: 12/03/2021 18:57

    Kamerat nga poshte...nga poshte ja fusin Bashrs kavajsit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja