Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, ne ekspozitën "Katolicizëm dhe Kulturë",  përuruar sot pasdite  nga kryeministri  Edi Rama në  Biblotekën Kombëtare, u shpreh se  "kjo ekspozitë është një ndër aktivitetet që paraprin vizitën e Papës në vëndin tonë".

"Permes aktiviteteve që i paraprijnë ardhjes së Atit të shenjtë, duam të tregojmë se kultura apo besimi i një vëndi nuk zgjat vetëm një ditë", tha ajo.

Ministrja Kumbaro cilësoi se, "Ekspozita "Katolicizëm dhe Kulturë" përfaqësuar prej elementëve të ndryshëm të kulturës dhe artit nga emra të rëndësishëm si Gjeçovi, Mjeda, At Zef Pllumi, Shllaku apo Fishta, synon të hedhi dritë mbi rrugën drejt identiteit Europian, si dhe të nënvizojë kontributin e katolicizmit dhe të gjithë feve që ja dolën të fitojnë mbi skutat e historisë dhe kohës".

Ne ekspoizte u prezantuan rreth 177 libra të fondit të Arkivës se Bibliotekës Kombëtare, nga autore si , At Zef Pllumbi, Ndre  Mjeda, Arshi Pipa, Martin Camaj, etj.ATSH