Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro deklaron se nga klasa e 1 deri në klasën e -të, nxënësit do të përfitojnë falas tekstet shkollore për çdo vit. Ndërsa nga klasa e 6 deri në 9, nxënësit do të marrin tekste të reja njëherë në 3 vite. Kumbaro gjithashtu foli dhe për miratimin e mënyrës së llogaritjes së financimit për kërkimin shkencor.

“Dy propozime të ministrisë janë miratuar. Ka të bëjë me arsimin paraunviersitar. Miratuam financimin nga buxheti i shtetit për klasat 4-5 për ciklin fillor për tekstet falas çdo vit, rreth 43 milionë lekë të reja. Bëhet fjalë përreth 9 mijë nxënës.

Dua të theksoj që do të procedohet me të njëjtën logjikë njëherë në 3 vite për klasën 6-9, janë më të rritur dinë t’i mirëmbajnë tekstet.

Vendimi 2 miraton mënyrën sesi llogaritet buxhetimi dhe financimi i kërkimit shkencor. Është një angazhim jo vetëm ligjor, por është dhe një angazhim që ka të bëjnë me kapitullin 25 për angazhimin në BE. Kapitulli 25-26 janë të ministrisë së Arsimit dhe të parët që do të mbyllen në procesin e negociatave”, tha Kumbaro.


Lajmi kryesor:

VKM/ 100 mln lekë për sipërmarrjet e vogla, miratohet rregullorja për hapësirat publike! Tekste falas edhe për nxënësit e klasave 4 dhe 5