Fushta e re publicitare e të brendshmeve për femra “Victoria Secret” ka ndezur debate në rrjetet sociale.

Ajo quhet thjesht “Trupi perfekt” dhe shfaq në kopertinë 10 trupa femrash të tonifikuar e në formë duke krijuar diskriminim midis grave që nuk disponojnë një fizik të tillë.

Marketingu është i bombardur me reklama që kanë qëllim të shtyjnë gratë të shpenzojnë paratë e tyre për produkte bukurie në mënyrë që të ndihen rehat.

Change.org mblodhi 23 mijë firma për peticionin kundër kësaj fushate dhe si përgjigje ndaj kësaj kopertine të saklitutr vjen një tjetër kopertinë me 8 femra me trupa të ndryshëm.

victoria secret

Në këtë foto paraqiten 8 femra nga mosha 30 deri në 50 vjeç, disa me trup më të tonifikuar e disa me pak bark.

Të gjitha rrëfejnë për këtë kopertinë se nëse do të kishin para do të bënin operacionin gjoksin, nëse do të kishin kohë ose fëmijët e rritur do të bënin palestër dhe nëse do të kishin kurajo do të vishnin në plazh bikini.

Nëse Victoria Secret do të përdorte këta trupi në koleksionin e saj, nuk do të kishte një hendek kaq të madh midis femrave të modelingut dhe femrave të jetës reale.

Shtëpia e të brendshmeve Victoria ka ndryshuar emrin e fushatës duke e quajtur “Një trup për të gjithë trupat”.

victoria secret

Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)