Ministria e Arsimit dhe Sportit ka shtyrë afatin e regjistrimeve në universitete deri në 1 nëntor.

Disa nga Fakultetet nuk kanë caktuar afat për regjistrimin e maturantëve dhe mund të shtyhet edhe pas datës 1 nëntor. Shkak për shtyrjen e afatit të regjistrimit janë bërë kuotat e lira në Universitete.

Në datën 27 tetor ishte parashikuar mbyllja e procesit të regjistrimeve, por duke para mos plotësimin e kuotave afati është shtyrë.

Janë 5 mijë kuota bosh në universitetet publike ende të paplotësuara.

Te mjekësia burime për Report Tv pohojnë se në Infermieri kane mbetur edhe 7 kuota, për Logopedi edhe 13 kuota, për Imazherinë edhe 19 kuota, për Fizioterapine edhe 17 kuota, për Teknik Laborant edhe 17 dhe për Maminë kanë mbetur 7 kuota. Gjithashtu Ministria e Arsimit thotë se edhe në universitetet private janë rreth 4500-5000 kuota të lira.

Drejtori i Portalit të klasifikimit për maturantët, Arjan Xhelaj thotë se në universitet publike janë regjistruar 80% e maturantëve, pra 17 mijë studentë të rinj, ndërsa në universitetet private 35%, që do të thotë 4500 studentë.

d.b/shqiptarja.com