Gjatë këtij sezoni futbollistik, Juventus ka pësuar vetëm 2 humbje dhe njëra prej të cilave nga Fiorentina.
E para ka qenë ajo ndaj Xhenoas në fushën e kuqebluve në kuadër të kampionatit Seria A, ndërsa humbja e dytë dhe më e dhimbshme është ajo e pësuar në "Juventus Stadio" në ndeshjen e parë gjysëm finale të kupës së Italisë përballë Fiorentinës me rezultatin 2-1.
Kjo humbje është shumë e vështirë të rikuperohet, por në optikën e teknikut Massimiliano Allegri, jo e pamundur."E kemi për detyrë të provojmë kthimin rezultatit. Duhet të jemi të vëmendshëm në mbrojtje dhe të mos gabojmë në sulm. I kemi të gjitha mundësitë për t'ja dalë", thekson Allegri, që pritet të rrjeshtoj formacionin 4-3-3.
Nga krahu tjetër Montella, tekniku i Fiorentinës shprehet se skuadra e tij ka në dorë fatin e ndeshjes. "Vetëm ne mund të eliminojmë veten tonë", nënvizon ai. Nga krahu tjetër është dhepërballja tjetër gjysëm finale ajo mes Napolit dhe Lacios, që do të luhet të mërkurën, teksa ndeshja e parë ka përfunduar me rezultatin 1-1 në "Olimpico"./atsh/
/Shqiptarja.com