TIRANE- Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka refuzuar edhe dje të mbajë përgjegjësi për skandalin e vjedhjes në Departamentin e Emetimit. Në përfundim të një mbledhjeje katër orë e gjysmë me dyer të mbyllura, kupola e BSH ka hedhur poshtë kërkesën e Ermelinda Meksit për shkarkimin e guvernatorit Fullani. Më6 gusht, në një deklaratë të posaçme, BSH kishte përgënjeshtruar lajmin për kërkesën nga ana e znj. Meksi për largimin e kreut të Bankës.
Faji
Sipas deklaratës së djeshme, “grupet e punës të ngritura për të bërë vlerësimin administrativ të respektimit të procedurave, kanë arritur në përfundimin se nuk ka shkelje ligjore nga ana e Këshillit Mbikëqyrës dhe Administratorëve, se i gjithë kuadri ligjor dhe rregullator është i plotë dhe garanton administrimin e aktivitetit të Bankës së Shqipërisë dhe të sektorit bankar”. Në dokument thuhet edhe se “u verifikua baza rregullatore dhe ajo procedurale që trajton ruajtjen, përpunimin dhe sigurinë fizike të parasë cash, nga ku konfirmohet se në vazhdimësi ajo ka qenë e mjaftueshme për të eliminuar çdo boshllëk ligjor që mund të krijonte keqinterpretime apo kuptime të dyfishta në lidhje me përgjegjësitë individuale të çdo punonjësi të përfshirë”.
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka vlerësuar se “është elementi njerëzor, i cili me veprimet apo mosveprimet e tij ka lehtësuar punën e elementit kriminal për të realizuar vjedhjen”, duke e spostuar fajin në nivelet e zyrtarëve më të ulët.
Asistenca
Vetëm tani Banka qendrore është kujtuar të kërkojë ndihmë nga institucionet financiare ndërkombëtare, me të cilat, sigurohet në dokument, “është vendosur një komunikim institucional, duke ju dhënë atyre sqarimet e rastit si dhe për të kërkuar asistencë të specializuar për shumë nga elementet që lidhen me rrezikun operacional të veprimtarisë. Më konkretisht, po bashkëpunojmë me FMN për të kontraktuar një shoqëri të huaj të pavarur eksperte për rastet e mashtrimit dhe vjedhjes në kontabilitet dhe financa. Në komunikim me përfaqësuesen e Bankës Qendrore Evropiane pranë Bankës së Shqipërisë, i është kërkuar Bankës së Gjermanisë dhe Bankës Qendrore të Holandës, të mundësojë dërgimin e ekspertëve ndërkombëtarë në fushën e administrimit dhe të ruajtjes fizike të parasë cash”.
Procedimi
Në deklaratën e miratuar nga kupola shprehet qartë qendrimi në pritje të provave që mund të sigurojë organi i Akuzës. Nga ana e tyrë, anëtarët theksojnë se “do të vazhdojmë të jemi të hapur dhe të informojmë Kuvendin e Shqipërisë, Ekzekutivin, sistemin bankar, shoqatat e biznesit si dhe grupe të tjera të interesit në lidhje me zhvillimet, ndikimin dhe masat që kemi dhe do të marrim në vazhdimësi”. Ndërkohë, BSH kritikon Kuvendin për vakancën e krijuar në Këshill. “Këshilli Mbikëqyrës shprehu dhe njëherë nevojën e plotësimit sa më shpejt nga Kuvendi i Shqipërisë të dy vendeve vakantë, dhe caktimin e Zëvendësguvernatorit të Dytë”, thuhet në komunikatë.
Teknologjia, “Kemi dubluar vëzhguesit në mjediset ku mbahet paraja”
Fullani dhe Këshilli i tij Mbikëqyrës sigurojnë se po punohet për rivlerësimin e rregullave, procedurave dhe praktikave që lidhen, si me përpunimin dhe ruajtjen fizike të parasë cash, ashtu dhe me çdo hallkë të zinxhirit të kontrollit dhe inventarizimit. Vetëm tani “është hartuar një instruksion, i cili qartëson dhe detajon gjithë procesin e inventarizimit, ndërkohë që, në kuadër të sigurisë fizike, është vendosur dublimi i operatorëve vëzhgues në ambientet e monitorimit elektronik”. Këshilli ka konstatuar nevojën për ndryshime të vazhdueshme, që nga aktet rregullatore deri tek mbështetja me teknologji bashkëkohore monitorimi. Falë teknologjisë së instaluar në ambientet ku ruhet paraja cash, është mundësuar zbardhja e shumë fakteve, mbi të cilat është ngritur akuza nga ana e prokurorisë për grabitësin e parave në Bankën e Shqipërisë”.
Anëtarët e kupolës: “Media dhe FB dizinformojnë për Bankën”!
Në një prononcim unik për llojin e vet, Këshilli Mbikëqyrësështë ankuar dje se“konstaton se në media apo në rrjetet sociale janë hedhur në publik edhe qëndrime jo të përshtatshme apo jo të vërteta, të cilat cenojnë kolonat institucionale, mbi të cilat Banka e Shqipërisë kryen aktivitetin e saj”. Sipas BSH, pavarësia dhe profesionalizimi janë dy kolonat më të rëndësishme të një banke qendrore. Pavarësia institucionale e Bankës së Shqipërisë është në përputhje të plotë me praktikat më të mira ndërkombëtare, thuhet në deklaratë.
Nuk kuptohet se ku e kanë konstatuar anëtarët e Këshillit kërkesën për cenimin e pavarësisë së këtij institucioni. Ndërkohë, sa i përket profesionalizmit, vështirë të gjendet një shqiptar që të mos ketë krijuar dyshime serioze pas ngjarjes së vjedhjes në BSH.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 15 Gusht 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com