Një muaji pasi u bë publik njoftimi i DASH për Sali Berishën, se u përjashtua nga ndalimi për të hyrë në SHBA, kreu i PD ende nuk e ka një datë se kur do të shkelë në Amerikë. Një qytetar e pyeti gjatë bashkëbisedimit në rrjetet sociale se kur do të shkojë në SHBA, por Sali Berisha ende po shpreson për një ftesë, të paktën në shtator.
“Do vi në Amerikë shpresoj nga vjeshta, po të ketë aktivitet ndërkombëtar, ose kombëtar. Do vi me kënaqësi të madhe”, tha Berisha.
Vetë Berisha nuk thotë që ia kanë hequr non gratën, por se ai dhe familja e tij tashmë mund të udhëtojnë drejt Uashingtonit. Më herët, kryedemokrati e ka pranuar se rikthimi i vizës ka ardhur si pasojë e një lobimi në SHBA, i paguar sipas tij nga një fondacion, por që ende nuk e ka zbuluar shifrën.
Me argumentet se është i korruptuar dhe minues i demokracisë, më 19 maj 2021, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e shpallën Sali Berishën “non grata”, së bashku me familjen e tij të ngushtë, bashkëshorten dhe 2 fëmijët, Liri Berishës, Shkëlzen Berishës dhe Argita Berisha Malltezit.
Lajmi kryesor:
‘Sheshi i zënë’! Berisha: Do bëja protestë më 8 qershor! 4 mln euro për koncertin e Kanye West? Akti normativ, antikushtetues (VIDEO)











