Unikkatil është një nga reperët e parë shqiptar. Ai numëron shumë këngë të suksesshme por asnjë videoklip, por kjo nuk e ka penguar të mbetet një nga këngëtarët më të dashur për publikun. Reperi ditët e fundit i ka realizuar një dëshirë njërit nga fansave të tij. Ky i fundit i kishte premtuar nipit të tij të vdekur se një ditë do të takonte reperin.
Flamur Bala i kishte shkruar nëpërmjet rrjetit social Unikkatilit dhe kur ky i fundit i kishte kthyer përgjigje, Flamuri nuk e ka besuar që ishte duke biseduar me të vërtetë me Unikkatilin.
“Shqiptarët kur e japin fjalën bota bëhet e vogël dhe takohen. :Faleminderit Viktor Paloka që ma mundësove foton si kujtim për nipin tim që na sheh nga lart, dhe për mua që nuk do ta harroj kurrë”, ka shkruar Flamuri përkrah fotos me Unikkatilin.
Unikkatili dhe fansi i tij Flamur Bala