SHBA - Një hartë e re e Pangaeas, një superkontinent që ekzistoi 300 milionë vite më parë, tregon se shtetet e sotme kanë qenë dikur një kontintent i vetëm. Bregu Lindor i SHBA kufizohej me Afrikën Veriore, në një kohë që jugu kufizohej me Kubën.

Provat nga fosilet e shumta zbulojnë se 300 milionë vjet më parë, kishte vetëm një copë tokë, të rrethuar nga një oqean i vetëm, Panthalassa. “Kontinenti do të kishte një sistem të përsosur qarkullimi”,-shkruan një komentues në Reddit, ku edhe janë postuar imazhet.
“Vras mendjen se si do të silleshin shtetet me njëri-tjetrin. Sa ndryshe do të ishte bota”,-shkruan një tjetër. Ideja e një kontintenti të vetëm u prezantua nga shkencëtari gjerman, Alfred Wegener. Ai thoshte se copa e tokës, që e quante Urkontinent, u nda në copëza për shkak të lëvizjes kontinentale (lëvizja e kontinenteve përgjatë shtratit të oqeanit).

Në vitin 1912, ai prezantoi idenë e tij, por u hodh menjëherë poshtë nga kolegët e tij. Teoria e tij u pranua në vitin 1950. Wegener thoshte se procesi i lëvizjes fillonte gjatë periudhë Triasike, rreth 200 mln vjet më parë, kur Pangaea nisi të ndahej.
Redaksia Online
(b.y/shqiptarja,com)
/Shqiptarja.com