Kur politika të mos vendosë fate njerëzish
Shqipëria ndryshoi. Uragani i majtë ka përfshirë vendin nga Jugu në Veri. Vullneti i popullit është shprehur dhe drejtimin e vendit përgatiten ta marrin të tjerë njerëz. Urojmë më të mirë, më punëtorë, më të drejtë e shërbëtorë të qytetarëve që u dhanë besim.
Shqipëria ndryshoi. Uragani i majtë ka përfshirë vendin nga Jugu në Veri. Vullneti i popullit është shprehur dhe drejtimin e vendit përgatiten ta marrin të tjerë njerëz. Urojmë më të mirë, më punëtorë, më të drejtë e shërbëtorë të qytetarëve që u dhanë besim.
Do të doja, vërtetë shumë, që të ishin zgjedhjet e fundit me kaq shumë ndikim në jetën e familjeve shqiptare. Do të doja, që politika të kthehej një herë e mirë në një strukturë shërbimi për vendin, dhe jo prodhuese fatesh njerëzore. Do të doja, që njerëzit të marrin vetë në dorë fatin e tyre dhe me kokën lart të garojnë të barabartë në jetën që seicili zgjedh të bëjë; të fitojë më i miri.
Do të doja, që politika të reshtë së ushqyeri individë apo realitete të paafta, por të lërë të lirë qytetarët e Shqipërisë të prodhojnë e të ndërtojnë e ajo të mbetet vetëm një rregullatore përmes ligjit.
Kemi bërë progres në këto 20 vite demokraci, por kemi lënë pas dore këtë gjë shumë të rëndësishme: Qetësinë dhe stabilitetin ekonomik të familjeve, pavarësisht rotacioneve politike. Eshtë koha që të gjithë të mendojmë për një harmonizim të vlerave përtej përkatësive politike: Një mjek i mirë është i mirë pavarësisht se mund të simpatizojë të majtën apo të djathtën; një profesor universiteti vlen pavarësisht preferencave politike të tij, një infermiere e zonja shërben mirë edhe nëse ndjenjat e saj politike nuk janë njësoj me atë të pacientit, një kontrollor i ndershëm vëzhgon me skrupolozitet çdo ushqim që është në tregëtim. Por çfarë kemi arritur në këto vite?
Eshtë përkeqësuar gjithnjë e më shumë mënyra e punësimit në administratë dhe vlerësimi sipas militantizmit partiak dhe sot ja ku jemi: qindra familje qajnë apo qeshin sipas rezultatit final të 23 qershorit.
Eshtë koha që meritokracia të shihet seriozisht jo si propagandë e thënë për të kaluar radhën. Eshtë koha, madje jemi vonë, që njerëzit në shërbime t’i zgjedhim për aftësitë reale që kanë. Të ndërtojmë Shtetin, përtej ngjyrave partiake. Duke inkurajuar militantë, u bëjmë nder atyre, por dëmtojmë veten dhe të ardhmen tonë. Vetëm me maritokracinë dhe respektin për Shtetin jemi më të qetë kur çojmë fëmijët në shkollë, në spitale apo me mjetet e transportit publik.
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
80.6%
-
Të gabuar
14.3%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 6777
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: Nga sheshet plot, te bllokimi i rrugëve, diferenca e opozitës serbe me atë të Berishës
23 Dhjetor, 17:35
-
Tensionohet protesta te “Sheshi Uillson”, Bardhi akuza Policisë: Po shpërdoroni detyrën, jeni me krimin e organizuar! Pse e zhurmon protestën me megafon! (VIDEO)
23 Dhjetor, 17:31
-
Protesta e PD/ Berisha iu bashkohet militantëve, në protestë për herë të parë që pas lirimit nga arresti shtëpiak (VIDEO)
23 Dhjetor, 17:29
-
Protesta e PD, protestuesit bllokojnë rrugën tek Bashkia e Tiranës (VIDEO)
23 Dhjetor, 17:24
-
Shtator 1992/ Azem Hajdari: Kur shkoj te fëmija im në darkë dhe ai më pyet "Pse deshe të më lësh jetim?” Dhe unë dua t'i them...
23 Dhjetor, 17:23
-
Protesta e PD-së/ Pjesëmarrje e ulët te Zogu i Zi, policia orienton drejtuesit e automjeteve të kalojnë në rrugë dytësore
23 Dhjetor, 17:20
-
Bardhi përplaset me Policinë: S’kemi ardhur për dhunë, devijoni trafikun! S’do e bëj tubimin në ballkon shtëpie! Policia: Lironi rrugën
23 Dhjetor, 17:17
-
Protesta e opozitës/ Bllokohet qarkullimi edhe te Pallati me Shigjeta (VIDEO)
23 Dhjetor, 17:16
-
Marrëveshja me Shqipërinë për migrantët, Meloni mbledh qeverinë: Zgjidhje e dakordësuar me BE-në
23 Dhjetor, 17:12
-
LIVE- Opozita në protestë, paralizon lëvizjen në 5 nyjet kryesore të Tiranës! Qytetarët e indinjuar i bien borive! Berisha: Qeveri teknike, me Ramën s'ka zgjedhje
23 Dhjetor, 17:11
-
Protesta e PD/ Militantët e Berishës bllokojnë kryqëzimin e rrugës së 'Elbasanit', policia devijon qarkullimin
23 Dhjetor, 17:10
-
Nis protesta e opozitës, bllokohet qarkullimi te rrethrrotullimi i 'Sheshit Willson'! Pjesëmarrje e ulët (VIDEO)
23 Dhjetor, 17:05