Kur vjen puna tek 'hallet e popullit' deputetëve u 'kyçet' goja /REAGIMET

TIRANE - Kuvendi i Shqipërisë ka ndryshuar rregulloren, duke i caktuar detyra deputetëve, se 1 javë në muaj, duhet të bëjnë takime në terren me elektoratin e tyre. Mbi këto takime dhe problematika që kanë dëgjuar nga vetë qytetarët në zonat ku ata janë zgjedhur, deputetët duhet të raportojnë në Kuvend. Për këtë qëllim ishte edhe seanca e sotme. Por nga disa reagime të deputetëve që Report Tv ka marrë, duket se fjalët janë të pakta kur në fokus janë hallet e qytetarëve.

Sa shqetësime sollën ligjvënësit në Kuvend dhe sa i kishin dëgjuar problemet e zgjedhësve të tyre? Të vetmit deputetë që folën në seancë për "hallet e popullit", ishin deputetët Eljo Hysko dhe Ilir Beqja.

Report Tv ka marrë pyetur jashtë Kuvendit disa deputetë nëse i kanë realizuar takimet, por përgjigjet që marrim, janë tepër sipërfaqësore.

Ervis Meço: Kam zhvilluar takime me zgjedhësit, është kthyer në një traditë. Problemet e tyre janë periodike

Edlira Bode: Kam takuar shumë zgjedhës, kryesisht kishim festë, se kishim çlirimin e Devollit

Edlira Hyseni: Unë vij nga Durrësi, dhe ka disa problematika, shpesh të përbashkëta me qytetet e tjera.

Bujar Çela: Problemet e Lushnjarëve, janë ato të që kanë gjithë shqiptarëve. Janë problemet e pronave, problemet e rrugëve, problemet që nuk gjejnë asnjëherë zgjidhje 

Ulsi Manja: Si deputet i njësisë 11, e kam zhvilluar nga e hëna deri mbrëmë komplet javën e gjelbër

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 29/10/2019 07:32

    Uj te pishem Po kerkon populli o halabak e keni mendjen vetem me vjell

    Përgjigju
  • Taulanti: 29/10/2019 00:25

    SI NUK E HAP GOJEN ASNJE DEPUTET DUKE PERFSHIRE DHE ETALONIN E HUMANIZMIT ED RAMEN TE TRAJTOHET PROBLEMI I MINIMUMIT JETK PER SHQIPETARET POR MEREN MEPISLLEQET E NJERI TJETRIT DUHEN PROTESTA TE PERBYSEN KETE MASHTRUESA

    Përgjigju
  • rrema: 28/10/2019 21:29

    PER CFAR HALLESH FLASIN KETA PLERA, SHQIPERIA ESHTE E TRETA NE BOTE PER NIVELIN E ULET TE RROGAVE DHE PENSIONEVE. KJO ESHTE E TURPESHME....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?